MC Networking

Shefi i kuzhinës Ardit Curri: Prova e ushqimit për dasmën e Arbanës u bë një muaj para

Shefi i kuzhinës Ardit Curri, i njohur si një nga shefat më të mirë në Itali, thotë se pjesa e parë e gatimit është syri dhe nëse nuk e pëlqen syri nuk shijohet.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai shtoi se pjesa tjetër është nuhatja, aromat që ka ushqimi që të çojnë që të kesh dëshirën që ta provosh ndërsa goja jep pjesën finale të ushqimit.

Curri zbuloi se pjesa më e vështirë është para se të përgatitet një pjatë, humbin 2, 3 apo 4 muaj, pasi pjesa e parë është studimi i produkteve.

I pyetur për pjatën më të shtrenjtë, ai tha se janë produktet ato që i japin vlerën pjatës dhe se ushqimet më të kushtueshme janë havjaret, tartufi, ostrice.

Në restorantin ku unë punoj pjatat variojnë nga 25 euro deri në 55 euro. Ushqimi dhe gatimi është diçka për të ndarë emocionet, është diçka që na pëlqen ta bashkëjetojmë me klientët.

Nëse bëjmë një pjatë sado e mirë që të jetë, nëse nuk kanë mundësi klientët ta provojnë dhe të na japin komplimente që të na motivojnë.

Ne studiojmë dhe pastaj e kthejmë në ushqim në pjatë. Ushqimi është ushqim dhe duhet që njerëzit sa më shumë ta shijojnë dhe ta provojnë.

Kam 18 vite në kuzhinë. Edhe larjen e pjatave e kam bërë. Pjesa e restorantit lindi më tej, kur u shpërngula për në Itali, ideja e parë ishin studimet, jurisprudenca.

Isha 17 vjeç kur erdha këtu dhe po mendoja aq shumë vite shkolla. I binte që të dilja 30 e ca vjeç që të kisha një rrogë.

Nga aty kalova në diçka që më pëlqente, mosha 13-14 vjeç në Shqipëri, punoja kamarier, banakier.

Që të isha shef kuzhine mu deshën 7-8 vite. Mundësinë ma ka dhënë ish-pronari im, më ka dhënë mundësinë që unë të bëja atë çka dëshiroja.

Teksa u kujdes në detaje për menunë e dasmës së moderatores Arbana Osmanit, shef Arditi rrëfen se si me të dhe me Eduart Grishaj kanë raporte shumë të mira dhe se të dy janë shumë shijues të ushqimit dhe kanë një qiellzë shumë të rafinuar.

Ushqimi ishte nga më natyral dhe i thjeshtë shumë i rafinuar në shije. Një pjatë ishte tartar viçi. Ngelën të kënaqur ata dhe shumë mysafirë të tyre.

Arbana erdhi dhe te restoranti na bëri vizitë për drekë dhe kështu ndodhi raporti. Të dy kërkonin më shumë detaje, por Arbana pak më shumë, Eduardi ishte ai që jepte ok final.

Kur arritëm në provën e menusë ishte gjithçka shumë ok dhe çdo gjë që Arbana dëshironte. Eduarti ishte entuziast dhe i pëlqente çdo gjë.

Prova është bërë gati një muaj para eventit. Sekreti është se bëjmë ushqim shumë të shëndetshëm.

Në kuzhinën time janë pjata shumë të lehta dhe balancuara, gati e eleminuar pjesa e yndyrës.

Ideja që nuk ka sens në Shqipëri, është të sjellit të gjitha pjatat në të njëjtën kohë. Se nuk arrin të shijosh atë që ke në pjatë.

Pjata nuk ka më identitet se kontaminohet nga pjata të tjera.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top