MC Networking

Softa: Duhet regjistër kombëtar për familjet në gjakmarrje, investimi për këto vrasje me kosto shumë të lartë (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me ekzekutimin e 42-vjeçarit në Lezhë Nikolin Marku Lekstakaj i cili kishte jetuar prej vitesh në Angli. Ai tha se ngjarja është vështirë të mos konsiderohet të jetë bërë për gjakmarrje dhe se duhet të ketë një regjistër kombëtar me emrat e këtyre familjeve. Sipas Softës investimi që bëhet për të marr hak është me një kosto shumë të madhe, ndërsa e konsideroi si një mesazh dhe datën 19 të ngjarjes. “Gjakmarrje me hakmarrje ngjasojnë, por dhe janë deformuar sepse në rastin e gjakmarrjes duhet të kishte një deklarim që të thoshte se unë mora hak, dhe tani duke qenë se ato janë bashkuar kanë marrë të njëjtën formë. Ku është roli i shtetit, duhet të ketë një regjistër për të gjithë familjet që janë në hasmëri dhe çfarë roli duhet të ketë shteti për ti parandaluar ngjarje të kësaj natyre. Nuk ka kaluar shumë 19 me 19 një koincidencë date që tregon se ju e vratë dhe ne e vramë. Data duket si një mesazh për gjakmarrjen”. Në vijim ai theksoi se fakti që kemi një viktimë dhe viktima ka lëvizur me automjetin e të vëllait do të thotë se ai është ndjekur, ndoshta është punuar për të ndjekur mjetin dhe duke ndjekur atë ndoshta është personi rastësor që është ekzekutuar, por personi i të njëjtës familje ku merret hak. “Fakti që ngjarjet ndodhën aq pranë njeri-tjetrit do të thotë se këto dy familje për një periudhë të gjatë kanë shumë viktima dhe dhimbje dhe për shumë kohë duhet të kishte ndaluar, duhet të ishte punuar për ta ndaluar këtë shtim dhimbje. Të përdorësh një infrastrukturë të huaj mendo sa i madh është mllefi apo urrejtja haku për të marrë në raport me koston. Dyshimet e para te hakmarrja ka çuar në shoqërimin e 5 anëtarëve të familjes Nikulaj por që janë lënë të lirë. Pra fakti që kemi të njëjtat forma të atentateve, makina me xhama të zinj, makina të vjedhura dhe pastaj djegia e makinës për të humbur gjurmët kemi precizon në goditje dhe kjo tregon dhe një herë që kemi të bëjmë ndoshta për vrasje me pagesë ose vrasje nga profesionistë”. Softa tha se çdo makinë e vjedhur këto kohë po përdoret vetëm për atentate dhe se duhet të vendosen radarë inteligjentë që ndihmojnë në identifikimin e makinave. “Qëkur vidhet një makinë është për atentat dhe pse nuk kërkohet që pas vjedhjes sepse nuk vidhen më makina për komerc. Duhet të nisim nga kontrolli i akseve rrugore dhe vendosja e radarëve ndihmon për identifikimin e makinave. Kam folur shumë herë për futjen e radarëve inteligjentë që bëjnë kontrollin e territorit si portat kryesore të hyrjeve dhe daljeve, ne i dimë kush janë zonat e nxehta të paktën të fillojnë me këto zona”.
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top