Problemet financiare me biznesin dhe kompaninë e pastrimit në Finalndë kanë çuar në pranga dy vëllezër kosovarë në Kamëz. Ata alarmuan policinë se dikush u vodhi automjetin luksoz BMW X6, por hetimet zbuluan se pas këtij kallëzimi ishte skema e përfitimit me siguracionin FULL KASKO.
Një vizitë turistike e familjes Kosovare nga Finlanda në Tiranë do të zbulonte një skemë mashtrimi me siguracionet e automjeteve duke hapur edhe disa dosje të vjetra të vjedhjeve të makinave ende pa autor.
FactCheck sjell ekskluzivisht detaje të operacionit “Insurance” zhvilluar nga policia e Komisariatit Kamëz dhe finalizuar më 14 Prill 2023.
Zyrtarisht Policia njoftoi se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas, për vjedhjen e automjetit të tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Insurance". Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. G., 27 vjeç, dhe B. G., 21 vjeç, të banues në Finlandë”.
Po kush janë dy vëllezërit Kosovarë të arrestuar dhe lënë nën masën e arrestit në qeli me vendim të dhomës penale Tiranës.
Sipas dosjes së siguruar nga FactCheck ata janë Selim Gashi dhe Benet Gashi, lindur në Vushtri dhe Prishtinë e banues në Finlandë me profesion Pastrues.
Mëngjesin e datës 12 Prill familja Gashi në ora 7 mbërriti në Shqipëri me automjetin BMW X 6 ngjyrë e bardhë me targë ILU 226.
Udhëtimi i nisur nga Finlanda do të përfundonte me eksplorimin e aseteve turistike të liqenit të Paskuqanit, por dy ditë më vonë më 14 Prill 2023 dy vëllezërit trokasin në polici duke denoncua vjedhjen e këtij mjeti që shihni në pamje.
0 Comments: