MC Networking

“Bilardo në MCN”- Hermon Madhi profesori që jeton një shekull pas

Hermon Madhi, profesor në Liceun Artistik për pikturë dhe histori arti, nip i piktorit Guri Madhit dhe nga nip nga nëna i Skifter Këlliçit, një nga komentatorët e sportit më të mirënjohur, rrëfen në emisionin “Bilardo” në MCN Tv, detaje nga jeta e tij dhe pse simbolizon periudhën e “Beatles”.

Ai tregon se emrin Hermon e ka zgjedhur i ati si emër ilir, pasi në periudhën kur ka lindur emrat ishin të klasifikuar në disa lista.

Pasionin e tij për artin nuk ia referon të atit, për të cilin thotë se ka mbaruar Fakultetin e Filozofisë, por shton se që fëmijë në kopsht vetëm pikturonte, por edhe se të gjitha lojërat i ka bërë në vegjëli.

Nuk kam ndonjë simbiozë me Beatles, por kam me periudhën sunflower, Yong generation, kam shumë lidhje shpirtërore, megjithëse kam qenë fëmijë i vogël kur kishin mbetur gjëra nga kjo periudhë se mbas vitet ‘80-të filloi të zbehej.

I kam mbajtur pantallonat kauboj në formën klasike xhins. Si te filmat e Sergio Leones. Edhe filmat Western më kanë tërhequr. Kinemanë e kam shumë pasion.

Arti për të cilin flasim bluz dhe pop roll apo kinemaja që e përcillnim përmes një pjese të klasifikueshme si të shikueshme nga koha.

Por sidomos nëpërmjet Rai, ishin detaje shumë të rëndësishme se shikonim se çfarë zhvillimesh të tjera kishte përreth nesh. Artet pamore janë diçka tjetër.

Arti është diçka pa të cilën njeriu nuk jeton dot. Unë nuk kam bërë ndonjë heroizëm, se kam filluar t’i mbaj flokët diku nga ‘88-‘89 dhe jo tamam me këtë pamje.

Situata ishte me një shikim të mprehtë dhe vigjilent dhe ulje-ngritjet e modës. Partia-shtet përdorte një term, që lufta e klasave ulej dhe ngrihej.

Në fund të viteve ‘60-të deri në festivalin 11-të ishte tjetër histori, më mbas u shtrëngua. Në vitet ‘70-’80, në Shqipëri ka pasur një art të vërtetë dhe cilësisht shumë më mirë nga sa po bëhet sot.

Ka disa arsye. Pikë së pari situata në Shqipëri ka kaluar sipas dekadave me ngjizje të tjera shpirtërore, sidomos tre dhjetëvjeçarët e parë pas lufte ka pasur të tjera situata dhe me rininë dhe me shkollimin dhe me hapen që kemi pasur me vendet e ish-Lindjes kombinuar dhe elementë që kishin mbaruar në Itali apo Francë.

Arti ishte pasqyrë e gjithë ngjarjeve shpirtërore që donin shqiptarët, ishte vrap i shfrenuar për të kapur kohën e humbur.

Stërkëmbëshat janë vështirësitë paraprake kur ngrihet sipari dhe shikon që ka pasur botë tjetër.

Kur e sheh pas 2-30 vitesh kupton kush kemi qenë. Ne vijmë nga trashëgimia osmane dhe jemi popull shumë i vogël dhe fatmirësisht një pjesë e saj është ruajtur jashtëzakonisht mirë.

Kishte lidhje shpirtërore nuk ishte thjesht diçka e huaj. Edhe hit-parade. Muzika rock nuk ka qenë muzikë e gjithë popullit, por e grupeve të veçanta.

Gjatë gjithë kohës siç ka qenë dhe sot. Atëherë ishte spektakël se ishte shumë e veçantë në raport me homogjenitetin e shoqërisë.

Nëse do shikojmë renditjen e këngëve, në vitet ‘71 muzikë rock 1/3 është pjesa tjetër janë muzikë soft, soul.

Ne kemi kaluar në filtrin e realizmit socialist. por duhet të kuptojë se produkti është i jashtëzakonshëm.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top