Në vitin 2018 kryetari i bashkisë Erion Veliaj prezantoi projektin ‘e-kioska’, një investim prej 200 milionë lekësh.
Pajisjet e vendosura në çdo njësi administrative në kryeqytet, do të shërbenin për marrjen e dokumentave elektronike.
Nga vëzhgimi i Xhadave këto pajisje nuk funksionojnë.
Në disa prej e-kioskave ekrani është i fikur ndërsa në disa të tjera nuk mund të marrësh asnjë shërbim për shkak të problemeve teknike.
Xhadat pyeti në njësitë administrative ku janë të vendosura e-kioskat, se ku i marrin qytetarët shërbimet që duhet të ofronin e-kioskat. Në përgjigje mësoi se këto shërbime nuk ofrohen nga njësitë administrative, dhe qytetarët duhet t`i kryejnë privatisht.
Në Njësinë Administrative Petrelë e-kioska ishte hequr.
Punonjësit e kësaj njësie u shprehën se kjo pajisje nuk funksionoi kurrë dhe asnjë qytetarë nuk erdhi të merrte ndonjë prej shërbimeve të ofruara.
Xhadat provoi të tërhiqte një dokument nga e-kioska në njësinë administrative nr.13, por karta e identitetit mbeti brenda pajisjes.
Pas ndihmës që u dha nga ana e punonjësve të kësaj njësie u arrit që karta të rimerrej mbrapsht.
Pyetja që lind në këtë rast është;
A duhet Bashkia t’ i mirëmbajë këto pajisje duke qenë se ka shpenzuar miliona lekë?
Kësaj pyetjeve Bashkia Tiranë zgjodhi të mos i përgjigjej , pas interesimit të Xhadave përmes një shkrese zyrtare, duke shkelur kështu dhe afatet ligjore të parashikuara në ligjin për të drejtën e informimit.
0 Comments: