MC Networking

Berisha foli për orgji/ Baçi: Pse u acaruan gratë e Rilindjes, këto janë vetëm sebepe që PS gjen për të destabilizuar Kuvendin dhe eliminuar opozitën (VIDEO)

Gonigal, Erion Veliaj, ministra kanë bërë orgjira në klube nate dhe lokale gjysmë errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Është e sigurt kjo që them”, kjo deklaratë e bërë nga Sali Berisha  është bërë shkak për tensione në seancën plenare të ditës së djeshme.

 31 deputete socialiste kanë firmosur një kërkesë për përjashtimin maksimal të Sali Berishës nga Kuvendi.

Lidhur me këtë deklaratë të Berishës, deputeti i PD-së, Luan Baçi, në intervistë me MCN live, i quan vetëm shkaqe dhe sebepe që PS gjen për të destabilizuar kuvendin dhe larguar opozitën.

Berisha tha se disponohen video në kabarera, klube nate, te MC Gonigal me njerëz të ndryshëm tani ku ishte problemi që u acaruan ato, te Rilindjes. Provat janë për në vende tjera, jo në Parlament, pra diskutohet politikisht, ai tha disponohen dhe e bëri publik në parlament për të gjithë, ose duhet të kishte një reagim të tillë.

Ato duhet të thonë se nëse është e vërtet turp të kenë nëse kanë vajtur aty dhe ta vlerësonin kurajën nëse është e vërtetë.

Nëse nuk është e vërtetë mban përgjegjësi deklaruesi i kësaj fjalë. Por çfarë është gjithë kjo zhurmë e 28 zonjave dhe mblidhen të përjashtojnë për 10 ditë deputetin Berisha, pra janë shkaqe, sebepe, janë arsye banale që gënjejnë për të destabilizuar parlamentin, janë arsye që të shmangin dhe të nxjerrin deputetët e PD nga parlamenti, herë pas here, me qëllim që asnjëherë të mos jetë ekipi, skuadra e GP të PD-së ë bashkuar brenda, por të ketë sa jashtë brenda, është goditje pluralizmi.

 Tutje lidhur me organizimet e protestave të opozitës, Baçi tha se ato janë në vazhdimësi dhe se revolucioni i PD-së është vetëm demokratik.

Opozita do të vazhdojë prape me protesta, nuk varet as nga numri e as nga incidentet. Është protestë në vazhdimësi e protestuesve që ka nisur PD. Do të ketë dhe të enjten. Ne nuk kemi objektiv përplasjen me policinë, porse neve na është bërë i padrejtë përjashtimi nga parlamenti. Sepse nga ana ligjore është e padrejtë, i paargumentuar , sepse ne nuk kemi bërë bllokim të foltores por kemi kërkuar fjalën për procedurë.

Vendimi nuk merret qe mos ti lejosh deputetëve të mos futen fizikisht në parlament, por masa, dënimi që na jep shumica është për mos marrje fjale dhe financim, kaq.

Revolucioni është demokratik, paqësor, revolucion në mendime, në mënyrën e të sjellurit që duhet të bëj mazhoranca dhe në mënyrën sesi duhet ti kundërpërgjigjet opozita. Por nëse ka dhunim të opozitës, absolutisht qytetarët do të vazhdojnë të flasin dhe të mbështesin deputetët.

Këtë që po bën mazhoranca është eliminimi i opozitës shkallë-shkallë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top