MC Networking

Bastet sportive - MCN zbardh kushtet për softet e shoqërive të licencuara

Që nga 1 shtatori 2022 diskutohet për rihapjen e basteve sportive të cilat siç dihet u mbyllën papritmas në fundvitin 2018. Tashmë sipas deklaratave të kryeministrit Rama por dhe të eksponentëve të ndryshëm të qeverisë rezulton se modeli i rihapjes do të jetë ai i basteve sportive online. MCN ka siguruar një kopje të draftit të projektligjit për rihapjen ku ndër të tjera trajtohet dhe aspekti i shoqërive prodhuese të programeve kompjuterike të basteve online. Drafti parashikon ngritjen e një komisioni të posaçëm me pesë anëtarë për licencimin e shoqërive të basteve sportive dhe në veçanti dhe të shoqërive të prodhimit të platformave të zhvillimit të lojës së basteve sportive online. Nuk është akoma e përcaktuar se si do të zgjidhen anetëret e këtij komisioni por ajo që jepet për e sigurtë është që dy anëtare do të jenë nga Ministria e Financave dhe një nga AKSHI. Autorizimi i këtyre shoqërive do të jetë me afat 10-vjeçar.

MCN TV

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top