Prokuroria e Kurbinit i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë me dy kërkesa për Jetonin Lamin, ish-efektiv i policisë i vënë nën akuzë për “Shpërdorim detyre”. Sipas informacioneve, mësohet se një per kërkesave të organit të akuzës, është ajo e lejimit për ta marrë në pyetje të pandehurin, në lidhje me hetimet që po bëhen për zhdukjen e Ervis Martinajt.
Jeton Lami ishte personi i fundit që është parë nën shoqërinë e Martinajt, ku më pas është denoncuar zhdukja e këtij të fundit. Kërkesa e dytë në rekursin e Prokurorisë së Kurbinit është ajo e lënies në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë dhe të Apelit, në caktimin e masës shtrënguese arrest me burg për Lamin.
Ish-efektivi Jeton Lame u arrestua në muajin gusht të vitit që shkoi, me kërkesë të Prokurorisë së Kurbinit.
0 Comments: