Krimi i disa javëve më parë, ku Arsen Muskurti vrau të vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurti, zbuloi një fenomen të njohur mes besimtarëve muslimanë dhe jo vetëm.
Bashkëjetesën me shumë gra, një praktikë sa fetare aq edhe zakonore në Shqipëri. imami i xhamisë së Vorës, Vladimir Kera na thotë se në islam poligamia lejohet për me një kusht.
Megjithatë ai zbulon se në xhaminë që drejton nuk ka kurorëzuar martesa të një burri me disa gra dhe se ky fenomen ka qenë më i shpeshtë në të shkuarën.
Por avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit Islam thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua.
0 Comments: