MC Networking

Kush e donte vrasjen e dhëndrit të Qazim Sejdinit? Zbardhet dëshmia: Na ofruan 200 mijë euro!

Në foto: Në të majtë, Sokol Sanxhaktari

Një nga vrasjet e porositura, ishte dhe ajo e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit. Kjo porosi është treguar para prokurorëve të SPAK nga shtetasi Henrik Hoxhaj. Në dëshminë e tij, ky i fundit thotë se i është ofruar 200 mijë euro për të eliminuar Sanxhaktarin. Mirëpo, si thekson se nuk e dinte arsyen e vrasje.

Dëshmia e Henrik Hoxhaj:

Në lidhje me shtetasin Sokol Sanxhaktari unë kam biseduar me Nuredinin në kohën kur ishim tek shtëpia e tij para vrasjes së vëllezërve Haxhia. Gjatë një bisede Nuredini më tha se kishte marrë një ofertë për vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari që ishte dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi. Takimi me Bledin nuk u realizua pasi u realizua vrasja e vëllezërve Haxhia. Në lidhje me përgatitjen për vrasjen e Sokolit, Nuredini kishte çuar njerëz për të marrë informacion mbi lëvizjet e tij dhe kishte mësuar se Sokoli dilte në mëngjes ose mbasdite i shoqëruar nga një person i armatosur, me makinë që të dy. Për ta takuar Bled Muçën do shkonim të dy kurse për ta bërë punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro. Kjo shumë më është thënë mua nga ana e Nuredinit. Nuk e di arsyen se përse do të kryhej vrasja. Unë nuk kam kryer asnjë takim me asnjë person përveç se me Nuredinin”, thuhet në dëshminë e dhënë nga Henkrik Hoxhaj.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top