MC Networking

Një dashuri Putin-Zelensky/ Historia e romancës së vajzës së vogël të Putinit

Mund të duket si një ironi e fatit. Por vajza më e vogël e Vladimir Putinit, Katerina Tikhonova, është e fejuar me një ish-balerin rus, mbiemri i të cilit është Zelensky, ashtu si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Igor Zelensky, 52 vjeç, dhe pa lidhje me armikun numër një të "Carit", deri një muaj më parë ishte drejtor i Bayerisches Staatsballett, Baletit Shtetëror të Mynihut, detyrë që e mbajti me sukses, që nga viti 2016. Kjo u zbulua nga faqja e pavarur ruse e lajmeve «Vashnie Istorii», e lidhur me të përjavshmen gjermane «Der Spiegel».

Katerina Tikhonova Putina, 36 vjeç, është fëmija i dytë i presidentit rus. Konfidencialiteti rreth familjes së presidentit rus është maksimal, por për Katerinën dihet se është neuroshkencëtare dhe se drejton fondin e kërkimit teknologjik Innopraktika në bordin e të cilit janë disa nga kompanitë më të mëdha shtetërore ruse, Rosneft (petroleum ) , Gazprombank, Transneft (naftësjellës). Kohët e fundit ajo është transferuar në Gjermani dhe kuptohet arsyeja.

Informacioni për balerinin dhe koreografin Zelensky është më i sigurt: i lindur në Labinsk të Rusisë, ai u stërvit në Akademinë Vaganova në Shën Petersburg, për vite me radhë ishte balerini kryesor në Teatrin Mariinsky dhe shpeshherë ishte i ftuar në  evente ndërkombëtare si p.sh. Baleti Mbretëror në Londër ose Teatro alla Scala në Milano. Më pas ai ka qenë drejtor artistik në Moskë derisa mbërriti në Monano të Gjermanisë, ku konsolidoi famën ndërkombëtare të kompanisë Bayerisches Staatsballett. Deri në dorëheqjen e tij të fundit “për arsye private familjare”.

Praktikisht, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, por mbi të gjitha, për shkak të marrëdhënies me vajzën e "carit". Sipas “Vashnie Istorii”, mes viteve 2017 dhe 2019, vajza e Putinit ka fluturuar dhjetëra herë në Mynih. Në fund të vitit 2019 Katerina, ndoshta e lodhur nga udhëtimet e shpeshta, u shpërngul përgjithmonë në Gjermani.

Sipas revistës "Moscow Today", Katerina Tikhonova dhe Zelensky kanë një vajzë të lindur në vitin 2017, gjatë periudhës në të cilën Tikhonova po divorcohej me oligarkun Kirill Shamalov, një nga të prekurit nga sanksionet ekonomike të BE-së: një mik i ngushtë i Putin, Shamalov është bërë menaxher dhe bashkëpronar i një kompanie të madhe petrokimike, Sibur.

Gjithashtu sipas Moscow Today, dorëheqja e Igor Zelensky erdhi pasi ai u thirr nga Ministria gjermane e Shkencës dhe Arteve për të shpjeguar lidhjet e tij me fondacionin e trashëgimisë kulturore të lidhur me shtetin rus.

/ Corriere.it /

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top