Në ambientet e Muzeut të Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit “Shtëpia e Gjetheve” do të shfaqet me 1 maj, premiera e shfaqjes “Çimka”.
Ky është një krijim unik dhe bashkëproduksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Tiranë dhe Qendrës për Art dhe komunitet- Artpolis, Prishtinë, me autor Shpëtim Selmani dhe nën regjinë e Zana Hoxha.
Regjisorja Hoxha, u shpreh sot për edicionin e lajmeve në “MCN Tv”, se “Çimka” hedh dritë mbi dy botë paralele të përgjimit të shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë.
E konceptuar nga regjisorja Zana Hoxha më shumë si një eksperiencë e cila buron nga vet “Shtëpia e gjetheve”, personazhet dhe skenat e krijuara përmes një qasjeje eksperimentale synojnë që të nxisin emocione, reflektim dhe edukim të përbashkët për këtë periudhë të errët të viteve 1960.
Ideja lindi që të realizoj shfaqjen mu në Shtëpinë e Gjetheve nga fakti se përgjimi është një nga temat më të errëta të historisë shqiptare dhe si një formë e mirë për të trajtuar këtë temë. U dekorduam me Shpëtim Selmanin, që të krijonim tekstin i cili krijonte skena të shfaqjes të cilat ne dëshironim ti kishim pjesë së bashku në ekip.
Shfaqja prezanton realitetin e kohës së komunizmit por edhe atë që ndodhte në anën tjetër të kufirit në Kosovë, regjimet në të dyja anët e kufirit. Bazuar në ngjarje të ndërlidhura të vet rapsodit Dervish Shaqa i cili kishte ikur së bashku me një shok nga Kosova, pastaj të disidentet Mysine Kokalari, një figurë rezistente dhe e një intelektualeje shqiptare, dhe të Edison Gjekos, i cili u dënua oër një pikturë të asaj kohe.
Kjo shfaqje si rrallëherë bën bashkë me një kastë impresive të artistëve nga Shqipëria dhe Kosova dhe është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor.
Aktorë të këtë saj shfaqje janë, Lulzim Zeqja, Loredana Gjeçi, Myzafer Zifla, Xhulia Musagalliu, Mikel Markaj, Edlir Gashi, Urim Aliaj, Altea Dulellari.
Ndërsa kompozitor është Liburn Jupolli dhe skenografia dhe kostumet Youliana Voykova- Najman, ndërsa asistentë regjie Greta Baci & Kevin Rrapaj.
“Çimka” te “Shtëpia e Gjetheve” do të ketë dhjetë shfaqje përgjatë javës së ardhshme.
0 Comments: