MC Networking

Zelensky shkarkon dy anëtarë të Shërbimit të Sigurisë: Janë tradhtarë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se ka shkarkuar dy anëtarë të lartë të shërbimit të sigurisë kombëtare, duke thënë se janë “tradhtarë”.

Sot është marrë një tjetër vendim sa u përket anti-heronjve. Nuk kam kohë të merrem më të gjithë tradhtarët, mirëpo gradualisht, të gjithë do të ndëshkohen.

Ai ka thënë se “Ata ushtarakë mes oficerëve të lartë që nuk kanë vendosur se ku është atdheu i tyre, të cilët shkelin betimin ushtarak të besnikërisë ndaj popullit ukrainas në lidhje me mbrojtjen e shtetit tonë, lirinë dhe pavarësinë e tij, në mënyrë të pashmangshme do të privohen nga grada të larta ushtarake. Gjeneralët e rastësishëm nuk bëjnë pjesë këtu!”

Gjeneralët e hequr nga detyra janë ish-shefi i Departamentit Kryesor të Sigurisë së Brendshme të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Naumov Andriy Olehovych dhe ish-kreu i Zyrës së Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës në rajonin Kherson, Kryvoruchko Serhiy Oleksandrovych.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top