Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Edlira Cufin, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Prokurorja e Shkodrës Edlira Cufi u përball edhe të martën më 15 shkurt, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha shpjegime më së shumti lidhur me gjetje për kontakte të papërshtatshme dhe për kryerjen e hetimeve në konflikt interesi.
Pas analizimit të provave dhe fakteve, trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Etleda Çiftja, Alma Faskaj vendosi shkarkimin nga detyra të Edlira Cufit, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Edlira Cufi e ka nisur karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Malësisë së Madhe dhe prej më shumë se dy dekadash si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Shkodër.
0 Comments: