Hajri Haska, profesor në Fakultetin e Shkencave Pyjore në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar mbi gjelbërimin urban në vendet e banuara për të cilin tha se tashmë me mbipopullimin është një domosdoshmëri.
Hyska tha se në Shqipëri nuk mund të flasim për një gjelbërim të mirëfilltë, ndërsa shtoi se kur mendohet mbjellja e drurëve është mirë që kjo të bëhet në mënyrë të studiuar dhe jo amatoreske, por duke përzgjedhur llojet e duhura.
Ai tha ndër të tjera se shumë dru dëmtojnë ajrin dhe do ishte mirë të mos mbilleshin fare siç është përshembull rrapi të cilin nuk e rekomandon pasi lëshon elementë të dëmshëm në ajër, teksa cilëson si pozitive për ambientin blirin.
Në fakt gjelbërimi urban shihet si një domosdoshmëri në qendrat e banuara. Ajo është aq e vjetër sa dhe vetë urbanizimi qyteteve. Në fillim njerëzit dilnin shëtitje në natyrë dhe tentuan të sjellin diçka nga natyra në qytete kështu filluan ndërtimet e atyre kopshteve të bukur. Në Shqipëri nuk mund të flasim për një gjelbërim urban të mirëfilltë. Po të vëmë re në Butrint për shembull, përveç ambienteve të bukura ka pasur dhe dru dhe pemë. Këta njerëz kuptuan se përveç ndërtesave, rrugëve, stadiumeve duheshin dhe drurët në qytet.
Për të qenë transparentë qytetet që kanë nisur të mbi popullohen dhe ky mbipopullim për Tiranën ka bërë që sasia metër katror për hektar të mos jetë në normat e duhura por ka një tendencë për të shtuar gjelbërimin, por kjo nuk duhet të bëhet me amatorizma, duhet kriter në përzgjedhjen e llojeve pra duhet të jemi shumë striktë. Në këto 20-30 vitet e fundit janë përcaktuar kritere për përzgjedhjen llojeve. Një tjetër kriter që është shumë specifik është se ka mjaft lloje që ndotin ambientin veçanërisht kur temperatura është mbi 32 gradë.
Duket sikur këtu në Shqipëri kanë rënë në dashuri me rrapin por ai nuk është i mirë dhe nuk e rekomandoj. Bliri është një zgjedhje e mirë, nuk lëshon elementë që ndotin ajrin. Është çmenduri të mbjellim specie që krijojnë problem. Jo çdo gjë është bërë siç duhet edhe këtu në Tiranë. Ka disa kritere specifike mbjellja, bredhi mund të vegjetojë dhe nuk rritet. Duhet të mbjellësh drurët që i pranon klima e Tiranës. Nuk duhet të ecim në mënyrë amatoreske absolutisht. Disa lloje që këta po i shtojnë unë do jem i lumtur kur ti heqin sepse sjellin dëme në ajër. Kategorikisht nuk duhet të tentojmë drejt çimentos dhe pllakave me beton. Ne duhet të ndërtojmë pyll por këtë duhet ta krijojmë përmes çarjes rrezeve.
0 Comments: