MC Networking

Zgjedhjet në Vorë/ Vrana: Përballja jonë me PS, do punoj për dinjitetin e qytetarëve (VIDEO)

Kandidati i “Shtëpia e Lirisë”, në Vorë, Lulzim Vrana në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN Live teksa komentoi lidhur me zgjedhjet e 6 marsit u shpreh se gara e primareve tregoi se është diçka e mirë.

Ai tha se Vora është një zonat e prekura nga tërmeti dhe si pasojë ka nevojë për më shumë punë për rindërtimin e saj, ndërsa theksoi se për të nuk do të ketë të majtë apo të djathtë, pasi ai do i trajtojë njësoj qytetarët e Vorës dhe do punojë për ti kthyer atyre dinjitetin. Sa i përket koalicionit ai tha se politika e tillë, marrëveshje, ndërsa shtoi se gara e tij do të jetë me partinë Socialiste dhe jo kandidatin e dalë nga Partia Demokratike zyrtare.

Gara vërtet tregoi se është diçka e mirë gara e primareve, ajo solli një risi në PD-në e rithemelimit dhe tani që është me siglën ‘Shtëpia e Lirisë’ vërtet kemi një garë ku shihet rezultati i të gjithëve.  Gjasa ka shumë për të fituar, për arsye sepse Vora është një qytet i dëmtuar nga tërmeti dhe besoj se qytetarët kërkojnë që të rindërtohet me ritme më të shpejta se ka gati 3 vite dhe shumë pak është marrë me rindërtimin e saj. Duhet shumë punë për ti kthyer qytetarinë banorëve të Vorës.

Për mua më e rëndësishme është kontakti me qytetarët sepse dua ti kthej qytetarëve bashkinë si institucion ku ai ta ndjejë veten pjesë të bashkisë, pa u marrë se kush është i majtë apo i djathtë, për mua qytetarët nëse e fitoj unë do i vlerësoj njësoj përsa i përket shërbimeve në këtë institucion, do ti kthej dinjitetin.

Sa i përket koalicionit duhet se politika është marrëveshje. Garën në 6 mars e kam me Partinë Socialiste sepse me kandidatin e PD zyrtare kemi qenë bashkë, dhe mund të them se në këtë situatë na solli humbja e 25 prillit dhe mosmbajtja e përgjegjësisë për atë humbje. Sa i përket votimit ai do të jetë elektronik dhe nuk besoj se do ketë nevojë për të mbrojtur votën.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top