Gjykata e Kurbinit vendos masën e sigurisë ‘arrest ne burg’ për të ndalurit, për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli.
Gjyqtari Aurel Arapi pranoj kërkesën e prokurorit Bardhyl Shehu dhe la në burg shtetasit Llej e Skender Lika, babë e bir si dhe Klajdi Gjegjaj (Beleshi), që dyshohet se ka ndihmuar autorët.
Për të garantuar sigurinë në ambientet e gjykatës janë vendosur forca të shumta policie.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sanxhak të Laçit më 10 dhjetor ku babë dhe bir dyshohet se i kanë bërë pritë 55-vjeçarit.
Biznesmeni i materialeve të ndërtimit Rakip Roli apo i njohur ndrydhe dhe me emrin Pilot u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7 në rrugën e vjetër Laç-Mamurras.
Autorët i zunë pritë 55-vjeçarit dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tij, sapo kishte dalë nga banesa dhe po lëvizte në drejtim të Mamurrasit.
0 Comments: