Moti i keq me reshje të dendura shi dhe erë të fortë ka çuar në dëmtimin e urës së fshatit Mesaplik në Selenicë, dukë e nxjerrë atë jashtë funksionit.
Për pasojë kanë mbetur të izoluar 300 banorë, pasi kjo urë është e vetmja rrugë që lidh fshatin me bashkinë Selenicë.
Raportohet se janë mbi 100 familje të cilat janë bllokuar në pamundësi për të kaluar në urën e dëmtuar, meqë kjo është e vetmja rrugë që i çon në bashkinë Selenicë.
0 Comments: