MC Networking

Të burgosurit e Zaharisë transferohen në burgun e Shënkollit në 27-28 Nëntor

Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja përgjatë një takimi me përfaqësues të CTP dhe në prani edhe të Ministres së Shëndetësisë  znj. Ogerta Manastirliu, ka pohuar vendimin e tij për transferimin e të burgosurve me masë mjekësore, nga burgu i Zaharisë drejt blloqeve 2-3 të burgut të Shënkollit, në datat 27 dhe 28 Nëntor.

Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr.

Jo pak, por 230 të dënuar të izoluar në këtë burg, janë lënë të mëshirë të fatit, të braktisur nga familjet, shoqëria, shteti, por edhe gjeografia.

Kujtojmë se ligji detyron ministrinë e Shëndetësisë të kujdeset për këtë kategori të dënuarish ndërsa shumë shpejt një spital në Republikën e Shqipërisë do të përshtatet për të zëvendësuar Zaharinë.

Burgu i Zaharisë ka qenë historikisht një njollë e zezë në të gjitha raportet e ndërkombëtarëve për të drejtat e njeriut në Shqipëri.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top