Nëpërmjet një njoftimi, Partizani ka bërë të ditur se ndeshja me Laçin, e vlefshme për javën e 9-të në Abissnet Superiore, do të luhet në “Air Albania”.
Kjo sfidë është planifikuar të zhvillohet ditën e shtunë, duke filluar nga ora 19:45. Klubi i kuq i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve për këtë stadium, pasi ditët e fundit u përfol se ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena”.
Gjithashtu Partizani ka njoftuar tifozët edhe për biletat dhe sektorët përkatës.
“Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do te jenë: Biletat në tribunat qendrore: W101, W102, W103, W104 W105, W106, W107 do të kushtojnë 2 000 Lek (të reja).
Biletat në tribunat përballë: E104, E105, E106, do të kushtojnë 800 Lek (të reja)
Biletat në tribunat pas porte: N101, N102, N103, N104, N105, V101 V102, V103 do të kushtojnë 300 Lek (të reja)
Sektorët e rezervuar për tifozerinë mike do të jenë: W105, W106, W107, V101, V102, V103.
Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e nesërme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00, në pikën e shitjes pranë stadiumit Selman Stërmasi”, thuhet në njoftimin e Partizanit.
0 Comments: