MC Networking

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Durrësit, Eda Kaja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra  gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Eda Kaja,  pas problemeve të gjetura në kriterin e pasurisë.

Subjekti i rivlerësimit, Eda Kaja, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, u përball me Vetingun me tre kriteret e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional më 11 nëntor.

Trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Olsi Komici pasi shqyrtoi dhe analizoi provat dhe dëgjoi palët, vendosi sot shkarkimin nga detyra të  gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Eda Kaja.

Gjyqtarja e Durrësit dha shpjegime më 11 nëntor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit lidhur me mungesat e burimeve të pasurive që janë konstatuar si pasojë e moskonsiderimit të gjithë të ardhurave të përfituara nga shitja e pasurive të luajtshme dhe atyre të paluajtshme, pasi nuk janë paguar të plota detyrimet tatimore.

Eda Kaja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 si ndihmësgjyqtare dhe është emëruar në funksionin e gjyqtares në 1994-ën. Ajo punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare e Gjykatës së Durrësit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top