Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet braziliane, ndërsa rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol. Sipas mediave vendase, mësohet se në pranga është vënë shtetasi Shaqir Nikolli.
Ai akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale e cila merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Nikolli do të vuajë dënimin në Francë, ku rezulton i dënuar me 10 vite, por dhe në Maqedoninë e Veriut.
45-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi akuzohet se në vitin 1996 ka marrë peng një autobus dhe ka kryer dy vrasje. Nikolli lidhur me këtë ngjarje është arrestuar në vitin 2011 në Vjenë, por ka mundur që të dalë nga burgu dhe ka vijuar jetën në Brazil.
0 Comments: