Në Muzeun Kombëtar, u zhvillua një aktivitet kulturor nga nxënësit e “Sami Frashërit” në 145-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës.
Tashmë është bërë traditë që Muzeu Historik Kombëtar të organizojë aktivitete edukative në përkujtim të ngjarjeve e personazheve të rëndësishme të historisë së kombit.
Natyrisht nuk mund t’i shpëtonte vëmendjes dhe 145-vjetori i lindjes së kolosit të mendimit dhe letërsisë shqipe, At Gjergj Fishta, intelektuali i cili me tërë veprimtarinë e vet – fetare, politike dhe letrare – ka sintetizuar historinë e popullit shqiptar.
Në emër të drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi dhe të stafit të Muzeut uroi mirëseardhjen përgjegjësja e Sektorit të Programeve Edukative, Etleva Demollari. Në fjalën e përgatitur prej saj Demollari tha se “Gjergj Fishta është quajtur shkrimtar kombëtar dhe poeti më i madh epik i shekullit”.
Ai e ka zotëruar letërsinë shqipe në gjysmën e parë të shekullit që, zgjati deri ne mesin e vitit 1946. Fishta në kulturën shqipe ka kaluar dy fazat ekstreme: të pranimit të përgjithshëm dhe të mohimit për një gjysmë shekulli. Kthimi i tij i ri është mundësi për vlerësimin e gjithanshëm”.
Fillimisht, nga nxënëset Ingrid Duraku dhe Erblina Zeraliu, u bë prezantimi i jetës së At Gjergj Fishtës nëpërmjet ilurstrimit me anë të fotografive ku u pasqyruan çaste të rëndësishme të jetës së tij. Enisa Hysa, një tjetër nxënëse e shkollës “Sami Frashëri” interpretoi dhe disa nga poezitë nga At Gjergj Fisha ku më e spikatura ishte: “Gjuha Shqype”.
Veprimtaria vazhdoi edhe me citimin nga ana e nxënësve të tjerë të thënieve të ndryshme të autorit, ku u bë dhe zbërthimi i tyre.
0 Comments: