MC Networking

I zhdukur prej dy javësh, gjendet një trup i dekompozuar në Kukës

Është gjetur sot trupi i dekompozuar i një 78-vjeçari në bjeshkët e fshatit Çajë, në Kukës.

 Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e N. B., banues në fshatin Shkinak, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

 Rasti u kallëzua në 27 shtator në Komisariatin e Policisë Kukës nga familjarët e të ndjerit.

NJOFTIMI:

Më datë 10.10.2021, në bjeshkët e fshatit Çajë, është gjetur trupi i dekompozuar i shtetasit të humbur N. B., 78 vjeç, banues në fshatin Shkinak.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit N. B., nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Më datë 27.09.2021 në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit N.B.

Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top