Tirana Photo Festival vjen sonte në edicionin e katërt me shumë surpriza, çmime e risi.
Në njoftimin e ministres së Kulturës, Elva Margariti, bëhet e ditur se eventi i sotëm në Muzeun Historik Kombëtar, bën bashkë 100 fotografë të cilët përmes fotografive të tyre, zbulojnë vendet e Shqipërisë me bukurinë dhe karakteristikat e saj.
“Janë 100 fotografi që zbulojnë Shqipërinë, në edicionin e katërt të Tirana Photo Festival, që i jemi bashkuar me dëshirën për të mbështetur aktivitete që promovojnë vendin tonë.
Sot, në 17:30, 100 fotografi, 100 fotografë në Muzeun Historik Kombëtar“
Eventi më i veçantë dhe më popullor i fotografisë, nis me konkurset fotografike që janë zhvilluar nga datat 1 Qershor deri 1 Shtator 2021.
Juria mblidhet dhe zgjedh 100 fotot me te bukura për ekspozitën që do shfaqet përgjatë një jave nga 8-15 tetor në Muzeun Historik Kombëtar.
Java e Festivalit nuk është thjesht ekspozitë, por kurse fotografie, workshope fotografie, forume etj.
Tirana Photo Festival është mundësuar nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë, kurse hyrja përgjatë një jave në Muzeun Historik Kombëtar është falas.
0 Comments: