MC Networking

Galeria e Arteve shton në “Arkivin e hapur” veprat e artistëve bashkëkohorë shqiptarë

Veprat e artistëve bashkëkohorë shqiptarë (1990-2000), i shtohen “Arkivit të hapur” të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila thekson se, “të fshehtat” e Galerisë, pjesë e koleksionit, tashmë janë të hapura për të gjithë adhuruesit e artit bashkëkohor.

“Të fshehtat” e galerisë, tashmë janë të hapura për të gjithë, përpara nisjes së procesit të restaurimit, rikonstruksionit dhe rehabilitimit të ambienteve të Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura”.

Ministrja Margariti bëri të ditur, ditë më parë se në kuadër të planeve dhe projekteve të MK, do të vazhdohet me Teatrin Kombëtar, i cili bashkë me rikonstruksionin dhe zgjerimin e Galerisë Kombëtare të Arteve do të krijojë një pol të ri në Pedonale, si një magnetizëm kundrejt artistëve shqiptarë dhe të huaj.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top