Unioni I Gazetarëve ka denoncuar sot jo vetëm vonesat në zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të TVSH, por edhe një vendimmarrje abuzive që është tentuar ditën e sotme, nga Këshilli Drejtues. Sipas Unionit, zv.drejtori i Përgjithshëm, Martin Leka, ka propozuar “Ndryshime në strukturën organizative dhe ndryshime në librin e pagave, në kundërshtim me ligjin. Në studion e lajmeve në MCN TV, kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa, tha se anulimi i këtyre vendimeve është reflektim mbi denoncimin e Unionit. Çipa tha se zvarritja e zgjedhjes së drejtorit të ri të TVSH po bëhet për arsye politike. Zvarritje të kësaj natyre, sipas Çipës, janë bërë të zakonshme në këtë institucion dhe po sjellin pasoja financiare.
Shprehëm dakordësinë për shtyrjen e vendimeve të paralajmëruara. Vendimi është marrë pas orës 13:00 dhe ne deklaratën e kemi bërë para orës 12. Çështja e moszgjedhjes së drejtorit të ri të përgjithshëm është çështje politike. Ka pauza të gjata të paarsyeshme dhe ndoshta kjo është arsye e arrogancës politike mbi këtë institucion. Ne kemi paradokse kur një drejtor i komanduar apo zv.drejtor qëndron edhe 3 vjet në detyrë.
Çipa tha se Unioni ka marrë ankesa për punësime sipas porosive politike dhe kritereve selektive.
Ne kemi ankesa nga disa. Ka politika të rekrutimeve sipas porosive politike dhe parapolitike, sipas influencave dhe kritereve selektive. Të gjitha këto emërime në periudhë tranzitive shkaktojnë kosto. Por nuk bëjnë transparencë për këtë kosto. Ka procese për largimin nga puna në gjykatë dhe paguhen nga buxheti. Nga ankesat që kemi pranë organizatë janë mënyra si administrohen financat.
0 Comments: