MC Networking

Ish-mundësja e WWE i jep fund jetës live në Instagram

Ish-mundësja profesioniste e “World Wrestling Championships”, Daffney Unger doli live në Instagram këtë javë duke qarë dhe duke mbajtur në dorë një armë. Pas një kërkimi nga autoritetet 46-vjeçarja u gjet e vdekur të enjten.

Unger, me emrin e vërtetë Shannon Spruill, është mundësja e fundit e WWE që vdiq në mënyrë tragjike.

Autoritetet thanë se shkaku i vdekjes së Unger nuk është përcaktuar ende, por videoja që ajo ndau në Instagram bëri ndjekësit të mendonin për një vetëvrasje.

Në video, Uger përmend CTE - ose encefalopatinë kronike traumatike , një gjendje progresive e trurit që buron nga dëmtimet e përsëritura në tru, të tilla si tronditje - të cilat mund të diagnostikohen vetëm pas vdekjes.

"Unë nuk mund të bëj asgjë për trurin tim," tha ajo. "Unë dua që ai të studiohet. Unë dua që brezat e ardhshëm ta dinë: Mos bëni budallallëqe si unë. Mos harroni, dua që truri im të shkojë për studim në Boston”, tha ajo.

Simptomat e CTE, sipas Qendrës CTE të Universitetit të Bostonit, përfshijnë probleme me kontrollin e impulsit, gjykim të dëmtuar, depresion, agresion, vetëvrasje, humbje të kujtesës dhe demencë eventuale.

Sëmundja ka prekur prej kohësh boksierët, por vitet e fundit është zbuluar dhe te sportistët e hokeit dhe futbollistët - njëri prej të cilëve ishte Aaron Hernandez , i cili u dënua në vitin 2015 për vrasjen e mikut të tij Odin Lloyd në 2013, dhe më pas ai u var në qelinë e tij të burgut në vitin 2017 në moshën 27.

Wrestler Chyna, "Mrekullia e Nëntë e Botës" e cila vdiq në 2016, gjithashtu dhuroi trurin e saj për kërkimin e CTE .

Duket se Unger jetoi në një botë të lënduar - dhe për fat të keq, ajo nuk ishte mundësja e vetme që e jetoi me sëmundjen.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top