MC Networking

Ermal Meta mban koncert më 17 shtator në stadiumin “Air Albania”

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta, do të mbajë më 17 shtator një koncert në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania.

Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet. Meta thekson se koncerti do të jetë falas ndërsa premton se bashkë me fansat e tij, do të ndërtojnë një tjetër kujtim të paharrueshëm për të gjithë.

“Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 shtator në stadiumin ‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 gusht”, shprehet këngëtari.

Ky turn i këngëtarit Meta, do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë paraqet një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.

Kantautori Ermal Meta ka marrë pjesë në tre edicione të Festivalit të Sanremos, ku në 2018 fitoi edhe çmimin e parë me këngën “Non mi avete fatto niente”, së bashku me këngëtarin italian Francesco Moro.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top