MC Networking

“Oreksi i madh i LSI pengoi aleancën e opozitës”, Koka: PD për herë të parë ka pasur të drejtë

Gazetari Bledian Koka tha sot nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV se oreksi i madh i LSI ka penguar aleancën me PD.  Kjo ka qenë hera e parë sipas tij kur PD ka pasur të drejtë dhe se aleanca mes tyre me shumë gjasë do ti kishte sjellë në pushtet.

“LSI nuk mendoj se ka vdekur një herë e mirë. Por është një gafë e LSI për të mos u futur në listë me PD në zgjedhje dhe me shumë gjasë opozita do ishte në pushtet sot. Oreksi i madh i LSI në mënyrë absolute e ka penguar këtë aleancë. PD për herë të parë ka pasur të drejtë. Oriantimi i bashkëpunimit bëhet në bazë të liderave. Përballë kemi një regjim dhe ata duhet të ishin bërë bashkë, si Albin Kurti me Vjosa Osmanin që u bënë bashkë. Basha dhe Kryemadhi duhet të ishin bashkë”, tha Koka.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top