MC Networking

E nxorri në rezervë/ Kryeministri Rama humb gjyqin përballë Kundëradmiralit Gerveni, i paguan 7 vite paga

Në foto: Kunderadmirali Kristaq Gerveni

Kundëradmirali Kristaq Gerveni, pas disa vitesh betejash ka mundur të fitojë përballë kryeministrit Edi Rama, Ministri të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Shtatë vite më parë, Kryeministri Rama vendosi të nxjerrë në rezervë Kundëradmiralin Kristaq Gerveni dhe që prej asaj kohe, përballa e tyre të vijojë në gjyktë. Shkak për nxjerrjen në rezervë, atë kohë duket se u bë mbajtja pa të drejtë e gradës “Admiral” nga ana e paditësit Gerveni.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ që MCN e disponon, Kundëradmirali ka kundërshtuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë Administrative dhe kërkesat e tij në këtë gjyq ishin: “Shfuqizimin e Urdhrit të Kryeministrit nr. 242 datë 06.10.2014, ‘Për nxjerrje në reserve” dhe të veprimit tjetër administrativ të të paditurve në fazën e propozimit të urdhrit dhe në fazën e ekzekutimit të tij. Detyrimin e të paditurve për emerimin në detyre, sipas gradës dhe pagimin e diferencave të pagës nga data e ndërprerjes së pagës deri në ditën e ekzekutimit të vendimit dhe të kamatave ligjore mbi to. Detyrimin e të paditurve per t’i respektuar paditësit karrierën ushtarake duke e përfshire në konkurrimin për karrierë. Nëse nuk pranohet ky kërkim, kërkoj: Konstatimin e pavlefshmerise absolute të Urdhrit të Kryeministrit nr. 242 date 06.10.2014, ‘Për nxjerrje në rezervë’ dhe të veprimit tjetër administrativ të të paditurve në fazën e propozimit të urdhrit dhe në fazën e ekzekutimit të tij. Detyrimin e të paditurve për emërimin në detyrë, sipas gradës dhe pagimin e diferencave të pagës nga data e ndërprerjes së pagës deri në ditën e ekzekutimit të vendimit dhe të kamatave ligjore mbi to. Detyrimin e të paditurve per t’i respektuar paditësit karrierën ushtarake duke e përfshirë në konkurrimin për karrierë. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim të të paditurve”.

Por a ia vlejti kjo betejë që Gerveni e “mbajti në peshë” për disa vite. Edhe pse Shkalla e Parë vendosi kundër tij, në Apel çështja kaloi nën relatimin e gjyqtarin Ardian Dvorani. Ky i fundit, në vendimin e dhënë më 15 prill 2021, pranon disa nga kërkesat e Kundëradmiralit duke kundërshtuar vendimin e Kryeministrit për nxjerrjen në rezervë të Gervenit plotë shtatë vite më parë. Duke mos mjaftuar kjo, Apeli Administrativ vendos që Kundëradmirali të dëmshpërblehet me të gjitha pagat që duhet të merrte nga koha e shkëputjes financiare. Kështu, me këtë vendim, Gerveni arrin të fitojë përballë “kundërshtarëve” të tij, të fitojë plotë shtatë vite paga si dhe, të paditurit duhet t’i respektojnë karrierën paditësit.

Më poshtë, dispozitivi ii plotë i Gjykatës së Apelit Administrativ:

1.Ndryshimin e vendimit nr. 4294, datë 28.07.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

2.Pranimin pjesërisht të padisë.

3.Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Urdhërit të Kryeministrit nr. 342, datë 06.10.2014 “Për nxjerrjen në reserve” të paditësit Kristaq Gerveni.

4.Detyrimin e të paditurve Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për t’i paguar paditësit Kristaq Gerveni diferencën e pagës nga data e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare deri në ditën e ekzekutimit të këtij vendimi.

5.Detyrimin e të paditurve për t’i respektuar paditësit karrierën ushtarake sipas ligjit.

6.Rrëzimin e padisë për kërkimet e tjera.

7.Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palëve të paditura.

8.Ky vendim përbën titull ekzekutiv dhe është i ekzekutueshëm nga shërbimi përmbarimor gjyqësor.

9.Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 30 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Por kush është historia e Kundëradmiral Kristaq Gervenit dhe akuzat ndaj tij që përfunduan në Gjykatën e Tiranës.

Në muajin mars të vitit 2015, Kundëradmiral Gerveni përballej me akuzën e mbajtjes së padrejtë të gradës “Admiral” gjatë kohës kur ndodhej me mision si përfaqësues i Shqipërisë në NATO. Sipas Prokurorisë në atë kohë, nga hetimi ka rezultuar se Gerveni e ka marrë vetë uniformën ushtarake me gradën “Admiral” dhe e ka veshur me dashjen e tij të plotë këtë uniformë. “Ai e ka kryer veprën penale me qëllim përfitimi moral, duke u paraqitur në selinë e NATO­s, më shumë se një herë si ushtaraku shqiptar me shenjat dalluese të grades ushtarake më superiore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, thuhej në pretencën e prokurorisë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Tiranës, mbi bazën e kallëzimit të bërë nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, më datë 25.07.2014 ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të Gervenit. Sipas akuzës, i pandehuri e ka kryer veprën penale me veprime të kundërligjshme aktive që konsistojnë në mbajtjen në uniformë të shenjave dalluese të gradës ushtarake të vendit “Admiral”, të cilat ligjërisht nuk i takojnë.

Këto shenja dalluese të gradës ushtarake ‘Admiral’ që ligjerisht nuk i takojnë ai i ka mbajtur botërisht në takimet e zhvilluara në datat 22.10.2013 dhe 22.01.2014 e 23.01.2014 në selinë e NATO­s në Bruksel, Belgjikë. Përdorimi dhe mbajtja e shenjës dalluese të kësaj grade nga ana e të pandehurit Kristaq Gerveni më datë 22.10.2013 është kryer para datës 31.12.2013 dhe në këto rrethana dhe përfiton nga ligji Nr.22/2014 ‘Për dhënie amnistie’ neni 5 i tij, por në këtë rast kjo datë është përcaktuar për të treguar se mbajtja e shenjës dalluese të gradës ushtarake ‘Admiral’ e cila nuk i takon nga i pandehuri Kristaq Gerveni është kryer disa here”, thuhej në dosjen e akuzës.

Sipas saj, kjo vepër penale ushtarake konsiderohet e kryer që nga momenti që ky i pandehur ka mbajtur botërisht uniformën me shenjat da

Presidenti i Republikës atë kohë, Bujar Nishani, e ka liruar nga detyra atasheun ushtarak të Shqipërisë në NATO, Kristaq Gërveni. Largimi i Kundëradmiralit Gërveni vjen pas përplasjeve mes Presidentit dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Shkarkimi i tij ishte propozuar nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në datën 7 mars të 2014 ministrja ka nxjerrë një urdhër “Për dorëzim detyre dhe kthim në Atdhe” nga ana e kundëradmiral Kristaq Gërvenit për pozicionin që ai mban prej vitit 2011 si përfaqësuesi ushtarak në misionin tonë në NATO.

Argumenti i ministres për këtë kërkesë ka qenë shkelja e ligjit nga ana e kundëradmiralit, i cili në një takim të 170 shefave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, zhvilluar në Bruksel, ka mbajtur uniformën e gradës “Admiral”. Grada “Kundëradmiral” të cilën mbante Gërveni, është e ideuar më një vizë të trashë dhe një të hollë në sfond me ngjyrë të verdhë. //Xhentila Gjoshi

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top