41 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare u bënë bashkë për të kërkuar pezullimin e projektit për investimin në ishullin e Sazanit. Bledi Hoxha, biolog nga PPNEA, tha në edicionin e lajmeve në MCN Tv se investimi do sjellë ndikime të parekuperueshme në mbrojtjen e natyrës dhe ekosistemet detare. Ai përmendi lloje të rralla që mund të rrezikohen si foka e Mesdheut, e mbrojtura nga konventa ndërkombëtare.
"Impakti në mjedis do jetë shumë i konsiderueshëm, për vet faktin se investimet në ishullin e Sazanit do sjellin ndikime të parekuperueshme në mbrojtjen e natyrës, në ekosistemet detare. E rrezikuar është Foka e Mesdheut fatmirësisht në vitet e fundit po shihet më shpesh.
Ishulli i Sazanit është ndër habitatet më të rëndësishme që ky lloj përdor për ushqim dhe strehim. Habitatet tokësore dhe detare janë shumë të rëndësishme, që strehohjnë lloje të rrezikuara në nivel global. Ekosistemet e shëndetshme, lloje bimore detare, që ishulli Sazanit ka. Ky projekt do ndikojë në zhbalancimin e gjithë këtyre ekosistemve. Investimi parashikohet të jetë shumë i madh, në infrastrukturë, ndriçime artificiale, ndotje, të gjitha do ndikojnë negativisht në llojet e rrezikuara.
Llojet e rrezikuara në nivel global, nëse ky investim do ndodhë, s’do jenë më të pranishme. Kemi ndikim të biodiversitetit dhe gjithë natyrës. Do rrezikohet mbijetesa e tyre, dhe do humbasim një pjesë të trashëgimisë natyre që Shqipëria tani e ka. Ishulli i Sazanit është i vetmi që ka Shqipëria dhe duhet të mbrohet.
41 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare u bënë bashkë për të ngritur shqetësimin që ky investim të pezullohet dhe mos avancojë. Foka e Mesdheut mbrohet nga Konventa e Barcelonës dhe Bernës".



