Rama dhe Vuçiç plan për një iniciativë të përbashkët mbi zgjerimin e BE-së

Rama dhe Vuçiç plan për një iniciativë të përbashkët mbi zgjerimin e BE-së

Gazetari i njohur gjerman Michael Martens, i cili punon për të përditshmen Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ka paralajmëruar se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përgatitin një nismë të përbashkët politike lidhur me çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

 

Martens publikoi një mesazh në rrjetin social X, ku shkroi se kjo lëvizje pritet të tërheqë vëmendje të madhe ndërkombëtare, edhe pse nuk do të gjejë domosdoshmërisht mbështetje unanime.

 

Sipas tij, detaje të plota rreth kësaj nisme dhe letre drejtuar BE-së nga dy liderët, do të shpërndahen së shpejti në gazetën gjermane FAZ.

 

Në postimin e tij ai theksoi: “Një iniciativë e përbashkët nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord.”

 

Në artikull thuhet gjithashtu se sipas Martens, Rama dhe Vuçiç nuk kërkojnë anëtarësim të plotë në BE, por propozojnë që vendet e tyre të pranohen fillimisht në Tregun e Përbashkët Evropian dhe Zonën Schengen, si pjesë e një qasjeje të re për integrim ekonomik dhe lëvizje të lirë.

 

Ky zhvillim vjen në një kohë kur procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet një nga temat kryesore të politikës rajonale dhe evropiane. 

 

Vendimet dhe nismat e udhëheqësve të shteteve kandidate mund të ndikojnë në perspektivën e anëtarësimit të vendeve si Shqipëria dhe Serbia, duke sjellë debate të reja mbi modalitetet dhe kushtet e këtij procesi.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy