Pronat e Ushtrisë, Prenga: Disa janë lënë qëllimisht pa certifikatë pronësie

Pronat e Ushtrisë, Prenga: Disa janë lënë qëllimisht pa certifikatë pronësie

Gjenerali Dedë Prenga thotë se një pjesë e konsiderueshme e pronave të ushtrisë janë pa certifikatë pronësie. Sipas tij, kjo është bërë me qëllim. 

 

Një pjesë e pronave të ushtrisë janë të paregjistruara, nuk kanë certifikatë pronësie. Janë lënë qëllimisht të tilla. 

Çdo ndryshim që bëhet duhet të pasqyrohet në dokumentin e pronësisë. Flas për pronat e MM dhe shtetit shqiptar. 

 

Mes tyre, sipas Prengës është edhe baza e Durrësit, e cila nuk ka një certifikatë pronësie të dokumentuar saktë. 

 

Unë do të thosha që në hapat e parë të vitit 1993, kur ka nisur rrudhja e domosdoshme e FA. Në atë kohë ndryshoi standardi dhe përbërja e FA. Ajo të cilën tërheq vëmendjen e opinionit publik ka qenë baza ndihmuese detare e Limionit, ajo e Shëngjinit dhe pa përjashtuar atë të Durrësit, që për fat të keq nuk ka një certifikatë pronësie të dokumentuar të saktë. 

 

Duke u ndalur në mënyrë të veçantë te baza e Limionit, Prenga tha se sipërfaqja iu dha privatit në kundërshtim me ligjin. 

 

Qeveria e ka marrë vendimin për Limionin në mënyrë të njëanshme. Aty janë dhënë mbi 100 mijë metër katror. 40 mijë metër katror i janë marrë bazës që është sot në planin e vendosjes dhe përhapjes. Pra i është hequr me një vendim a priori të KM. Kjo duhej të ishte bërë në përputhje me ligjin. Duhej të kishte dalë një dekret për t’u hequr nga plani i përhapjes, për t’iu dhënë më pas në përdorim dikujt. Kjo procedurë nuk është zbatuar. Kapiteni Artur Meçollari ka bërë me të dhënat faktike një padi në SPAK dhe ky i fundit ka nisur hetimet për të gjetur përgjegjësit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy