Protesta për ish-krerët e UÇK/ Xhymshiti: Tirana zyrtare po e keqpërdor, Rama besnik i Beogradit (VIDEO)

Protesta për ish-krerët e UÇK/ Xhymshiti: Tirana zyrtare po e keqpërdor, Rama besnik i Beogradit (VIDEO)

Gazetari Vudi Xhymshiti, për protestën e pasdites së sotme në Tiranë, për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë nën moton “Drejtësi për Çlirimtarët”, thotë se po keqpërdoret nga Tirana zyrtare, për të cilën tha se është besnike e Beogradit.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se protesta po përdoret si instrument politik.

Sipas tij, situata që po ndodh është politika zyrtare e Edi Ramës pro Beogradit, duke u munduar të ndihmojë Hashim Thaçin, për të cilin tha se ka plaçkitur Kosovën e pasluftës. 

Kjo protestë nuk është spontane, u organizua në rrjet. Arrestimi i Fatmir Shehollit në Prishtinë për dyshim spiunazhi, e bën më të ndotur ambientin. Është protestë me ndjeshmëri për drejtësi për UÇK por me instrumentim politik. 

UÇK nuk është duke u akuzuar në gjyqin e Hagës për herë të parë. Është mbrojtja e zotit Thaçi që ka sjellë dëshmitarë të huaj që dëshmojnë se ai nuk ka pasur asnjë përgjegjësi. 

Përderisa UÇK mund të ketë bërë krime lufte, zoti Thaçi nuk ka përgjegjësi se nuk ka pasur rol përgjegjës në UÇK. Është ushqyer një lloj narrative që ushqen nderin e luftës me pafajësi politike. 

Ajo çka kjo situatë është duke u zhvilluar është zoti Rama me një politikë zyrtare pro Beogradit në Tiranë, është duke u munduar të ndihmojë zotin Thaçi i cili ka plaçkitur Kosovën e pasluftës.  

Kjo është politikë, jo parim ligjor duke qenë se mbrojtja e Thaçit ka dështuar në terren ligjor të kundërshtojë aktakuzën, po bën manovrim politik.

I shërben shkel një lloj kalloje të qeverisë duke u përpjekur ta rreshtojë qeverinë Kurti me një hije pro gjykatës speciale, për ta përdorur flamurin e UÇK për motiv politik. 

Ish-Kryeministri Thaçi me aleatët e tij e kanë akuzuar zotin Kurti si tradhtar që vepron kundër interesave të shtetit. 

Edhe Kryeministri Rama kishte fluturuar me helikopter që ti bëjnë presion deputetëve të Kosovë që të votojnë për gjykatën speciale. Tani zoti Rama bashkë me Fatmir Shehollin e akuzuar për spiunazh ndaj Serbisë, bëjnë thirrje të dalin në protestë, duke e keqpërdorur lavdinë e luftës në Kosovë. 

Zoti Rama e ka kërcënuar sigurinë e Kosovës në favor të Beogradit zyrtar, veprimi i fundit ishte sulmi në Banjskë dhe Rama në vend të çonte ushtrinë dhe policinë e Kosovës, doli dhe propozoi konferenca paqeje, për t’i shkuar në linjë Vuçiçit për aneksimin e Veriut të Kosovës. 

Vlora Hyseni e shkarkuar për tradhti në Kosovë, dëshmoi besnikërinë politike të Edi Ramës ndaj Beogradit dhe e emëron në krye të SHISH dhe për këtë arsye vizita e saj e parë zyrtare ishte në Beograd. 

Tirana zyrtare po e përdor lavdinë e luftës së UÇK për të shpëlarë të zezat e reputacionit të zotit Rama, i cili do të jetë besnik i Beogradit dhe agresiv ndaj interesave të Prishtinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy