Ulet TVSH për ushqimet/ Soko: Reagim spontan nga protesta. Zepishta: Rrezik që ulja të shkojë te tregtarët

Ulet TVSH për ushqimet/ Soko: Reagim spontan nga protesta. Zepishta: Rrezik që ulja të shkojë te tregtarët

Publikimi i një projektligji të ri nga qeveria, i cili parashikon një reformë të thellë në sistemin fiskal duke reduktuar TVSH-në për ushqimet bazë dhe taksat për pagat e ulëta e të mesme, ka ndezur debate mes ekspertëve. 

 

Në "MCN Economy", eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh skeptik, duke argumentuar se kjo lëvizje nuk vjen nga një strategji e mirëmenduar, por si një përpjekje e kryeministrit Rama në dëshpërim e sipër për të shfryrë presionin social të krijuar nga protestat 5-mujore në bulevard. Sipas tij, mënyra se si është dizejnuar ulja e TVSH-së rrezikon të mos mbërrijë kurrë në xhepat e qytetarëve, pasi do të përpihet përgjatë hallkave të zinxhirit të tregtimit.

 

Nga ana tjetër, kontabilisti Igli Zepishta u tregua më i përmbajtur, duke vënë në dukje se ky rishikim ishte një kërkesë e kahershme e grupeve të interesit, por pranoi se suksesi i saj varet tërësisht nga monitorimi i rreptë që qeveria dhe shoqëria civile duhet t'i bëjnë ecurisë së çmimeve të tregut. Ai shpjegoi se pesha e ushqimeve të importit në buxhet nuk përbën një kosto të papërballueshme, por sfida kryesore mbetet nëse ky lehtësim do të transferohet apo jo te qytetarët.

 

Pano Soko:

 

Kjo e TVSH-së, ky rirregullim i peizazhit fiskal në Shqipëri erdhi si pasojë e presionit social që ka prodhuar protesta, ku Rama në dëshpërim për të gjetur një rrugëdalje po përpiqet të gjejë çdo mënyrë të mundshme për të zbutur presion social. TVSH-ja e mallrave të konsumit në masë është parë si një mundësi, ku duke parë këtë është menduar se reduktimi i TVSH-së për këto mallra mund të jetë një lehtësim, dhe në të njëjtën linjë do të çojnë TVSH-në e përgjithshme në 21% nga 20%, pra qeveria thjesht po rirregullon matricën e taksave. Nuk është çështje projekti, por është një reagim spontan që vjen nga protesta 5-mujore tashmë që po bëhet në bulevard, duke u kthyer në një rrugëdalje dhe jo në një plan projekt, sepse kjo është një politikë e nxitur aty për aty, nuk është e menduar, por është thjesht një mekanizëm për të shfryrë protestën. Lexova projektligjin për TVSH-në dhe mënyra se si është strukturuar kjo ulje e TVSH-së nga 20% në 6% më bën të besoj se qytetari nuk do ta fitojë apo ta gëzojë këtë ulje, sepse mallrat e konsumit kanë një kërkesë jo elastike, gjë që do të thotë se ndryshimet e çmimit nuk do të ndryshojnë gjë për konsumatorin se konsumi do të mbetet kaq sa është, pasi e gjithë kjo ulje TVSH-je do të humbasë nëpër zinxhirët e tregtimit. Prandaj besoj se në këtë formë që është dizenjuar nuk funksionon, pasi e vetmja formë që mund të funksionojë ulja e TVSH-së që ta gëzojë konsumatori është jo duke e ulur në çmimin e blerjes, por duke ma llogaritur mua si konsumator, pra unë e blej me 20% në dyqan, mbledh faturat, ia çoj shtetit dhe ata më kompensojnë 14-lekëshin, ku kjo është e vetmja formë, por ata po mundohen vetëm të gjejnë valvula për të shfryrë presionin social, ndaj konsumatori nuk do të fitojë asgjë, ose minimalisht shumë pak.

 

 

Igli Zepishta:

 

Për sa i përket faktit se sa rëndon TVSH-ja e ushqimeve në xhepat e shqiptarëve, mund të them se shoqatat e kanë kërkuar me kohë një rishikim të TVSH-së për ushqimet, sepse Shqipëria ka një nga normat më të larta për ushqimet bazë. Deri diku pritej një ndryshim, ndoshta qeveria me paketën e re fiskale mund t'i kishte bërë përllogaritjet e veta me kalkulime, ku importet e ushqimeve në Shqipëri duke përfshirë duhanin dhe pijet janë 20%, ndërsa pjesa tjetër janë mallra të tjera dhe efekti në buxhet nuk është se do të ishte shumë i lartë, por qeveria i ka rënë më lehtë duke e nxjerrë në këtë mënyrë nga kalkulimet e bëra. Tani duhet parë matematikisht se si do të ndikojë, por mbetet për t'u parë nëse ky efekt do të transferohet direkt te ulja e çmimeve apo do të ketë mekanizma të tjerë që kjo shifër të mbulohet me kosto të tjera, gjë që kërkon një vëmendje të madhe nga ana e qeverisë, por edhe nga qytetarët dhe shoqatat, që kjo ulje e TVSH-së për ushqimet bazë të shportës të mos shkojë në xhepat e tregtarëve, por të shkojë pjesa më e madhe për konsumatorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy