Sejdarasi: Biznesi fitoi  nga zhvlerësimi i euros dhe ushqimet s’u ulën. Ceko: Heqja e taksës së qarkullimit, iluzion (VIDEO)

Sejdarasi: Biznesi fitoi nga zhvlerësimi i euros dhe ushqimet s’u ulën. Ceko: Heqja e taksës së qarkullimit, iluzion (VIDEO)

Paketa e re fiskale dhe projektbuxheti që kap vlerën rekord të 10 miliardë eurove kanë ndezur një diskutim mes ekspertëve të ekonomisë, teksa ulja e TVSH-së për produktet e shportës në 6% dhe formula e heqjes së taksës së qarkullimit po ngjallin më shumë dyshime sesa optimizëm për xhepat e qytetarëve. 

 

Në studion e MCN Economy, ekspertët Enriko Ceko dhe Bardhi Sejdarasi kanë zbërthyer me tone kritike marrëdhënien mes premtimeve të qeverisë dhe përgjegjësisë së bizneseve, duke vënë në pikëpyetje nëse këto lëvizje do të sjellin realisht rënie të çmimeve në treg.

 

Sejdarasi u tregua i drejtpërdrejtë në analizën e tij, duke shigjetuar sjelljen e biznesit vendas, i cili sipas tij ka përfituar maksimalisht nga konjukturat e kursit të këmbimit pa reflektuar asnjë ulje te konsumatori i thjeshtë.

 

Buxheti shoqërohet me paketë fiskale për të rishpërndarë të ardhurat që sigurohen nga ky buxhet 10 miliardë euro. Unë nuk e fal dot biznesin! E para, sepse s'mund të merret me TVSH-në, pasi atë e paguaj unë, nuk është taksë e biznesit, por e paguan konsumatori. Tjetra është se në katër vitet e fundit, kursi i këmbimit të euros ka rënë me 34% në raport me lekun. Tani, pjesa më e madhe e produkteve që konsumojmë importohen. Ti e blen karburantin me dollarë, të paktën justifikoje kursin e këmbimit, por nuk e bëjnë. Kjo është pjesë e përgjegjësisë së biznesit, që vetëm nga zhvlerësimi i euros ka fituar deri në 34% të fitimit dhe ushqimet nuk u ulën asnjëherë. Tatimi mbi vlerën e shtuar për ushqimet nga 20% në 6% është gjë e mirë, por ka edhe gjëra të tjera që duhen diskutuar.

 

Nga ana tjetër, eksperti Enriko Ceko u ndal te nisma për taksën e qarkullimit dhe skepticizmi i madh nëse tregu i karburanteve do ta respektojë këtë lehtësim, duke sugjeruar që qeveria duhet të ndërhynte te një tjetër taksë që në origjinë.

 

Heqja e kësaj takse nuk do të thotë se është hequr si taksë, por është hequr si mënyrë e marrjes së saj. Pra, paratë e mbledhura nga taksat e qarkullimit nuk shkojnë si shërbim, ajo thjesht është vendosur diku tjetër. Problemi me karburantin është: kush më garanton mua se në janar ato kompani do e respektojnë këtë? Kush më garanton që muajt në vijim ato s'do e rrisin karburantin nga dy lekë dhe deri në fund të vitit çmimi të shkojë 220 lekë pa këtë tarifë? Për mua, më mirë të hiqet një taksë fillestare që është akciza, sesa ky 32-lekësh. Më mirë akciza, sepse po të hiqet në fillim, nuk do të shkarkohet efekti te konsumatori. Jemi në një situatë që, edhe pse themi buxheti i shtetit ka vajtur 10 miliardë euro, në lekë nuk është se ka një shtesë të madhe. Në euro mund të mburresh, por në vlerë leku s'ke çfarë mburresh. Çështja e këtij buxheti është se ne nuk mund të shkojmë dot në BE me këtë handikap të madh që ka indeksimi progresiv, ose pa një sistem fiskal që ta nxisë ekonominë. KLSH thotë që për 6 vitet e fundit dëmet janë nga 1 deri në 2 miliardë euro në vit. Atëherë, pse nuk e shikon qeveria problemin te vetja, te korrupsioni që të merr këto miliarda euro në vit? Parimi është se nga e ke vjelë taksën, andej do e orientosh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy