MC Networking

Spahiu: Serbia vë kusht njohjen e Kosovës për asociacionin (VIDEO)

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, këmbënguljen e Perëndimit që të themelohet asociacioni, ose nuk do të ketë integrim, e sheh si pjesë të një marrëveshje e cila implemeton paqen në rajon.

SHBA dhe BE duan që para se të përfundojë lufta në Ukrainë, Ballkani të jetë i përmbyllur dhe të mos jetë pjesë e pazareve politike që bëhen në nivel global, kjo është arsyeja që bëhet presion.

Hapja e institucioneve diplomatike të Kosovës në Beograd, është njohje de jure. Presion po bëhet dhe ndaj Serbisë.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, Spahiu tha se Serbia vë kushte për njohjen kërkon asociacionin si hapin e fundit dhe se nëse asociacioni bëhet veresie, do të ketë kushte të tjera nga ana e Serbisë.

Sipas tij, lëshimet për Serbinë nga ana e Kosovës, kanë si qëllim njohjen dhe se Veriu i Kosovës dhe dialogu kanë qenë prioritetet kryesore të qeverisë së Albin Kurtit.

Në vijim shtoi se vetëm kur të shihet flamuri i Kosovës duke valëvitur në Beograd, do të ketë siguri se nuk ka luftë, por nënvizon se duhet të punohet më shumë për paqen që të mos ndodhë lufta dhe për të shmangur një luftë në Ballkan.

Në këtë drejtim tha se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka probleme të hapura me Serbinë dhe se në një rast të luftës në Ballkan, nuk është se Shqipëria nuk ndikohet nga një luftë e tillë.

Sa i takon çështjes së dinarit, deklaroi se në Kosovë përdoren dhe dinari dhe euro, edhe pse nënvizoi se duhet përmbyllur përdorimi i monedhës zyrtare në Kosovë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Spahiu: Serbia vë kusht njohjen e Kosovës për asociacionin (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.