MC Networking

Parku teknologjik në Durrës, Buxhuku: Po i jepet më shumë rëndësi formës së përmbajtjes  

Dy vjet pas miratimit të ligjit për parqet teknologjike, qeveria ka marrë në muajin mars vendimin për ndërtimin e një parku të tillë në Xhafzotaj të Durrësit. Në studion e MCN Economy, eksperti i ekonomisë, Gjergj Buxhuku, thotë se ky është më shumë marketing sesa një vendim që do të sjellë rezultate konkrete. Buxhuku e vuri theksin te domosdoshmëria e hyrjes së shtetit si operator në treg, kur është fjala për projekte sensitive si ato që kanë të bëjnë me të dhënat.

Dua ta filloj nga fakti pse u krijua Korporata Shqiptare e Investimeve. Është një nismë që duhet përkrahur. Ideja nuk është thjesht të rivitalizohen pasuritë e paluajtshme. Pse është e nevojshme një korporatë e tillë. Mendohet që sot ka ardhur momenti që shteti shqiptar jo thjesht të jetë në rolin e rregullatorit. Ne kemi vënë re që në sektorët strategjikë të liberalizuar ka problematika të mëdha. Në sektorë strategjikë duhet të ketë edhe operatorë privatë. Nëse Korporata e Investimeve do të operonte në këtë drejtim duhej të ngrinte projekte, të cilat mund të futeshin në bursë, që do të bënte që paratë e shqiptarëve të futeshin në funksionim.

Te vendimi është thjesht kalimi i sipërfaqes së tokës dhe jo si do ta menaxhojë Korporata e Investimeve këtë projekt.

Pjesa kryesore që bënte punën kryesore ishin kompani me kapital publik. Tregu i teknologjisë së informacionit është i madh. Mund të jenë hedhur mbi 700-800 milionë euro dhe janë deleguar te kompani të treta. Ajo që vura re te ky vendim është se ishte shumë i detajuar teknikisht. Një vendim qeverie nuk mund të jetë kaq i detajuar teknikisht. Këto janë pjesë e punës së operatorit. Problemi te ne është se i vëmë shumë rëndësi formës, 140 mijë metra katrorë truall. Të harxhosh 25 milionë euro dhe të përfundojë e gjithë historia nëpër kafe... e kam fjalën te Piramida.

Këtu problemi është se nëse shtetit shqiptar nëpërmjet KSHI do ndërtojë infrastrukturë dhe t’ua japë të tretëve apo të ketë edhe kompaninë e vet publike që punon në sektorin e teknologjisë. Edhe modeli i Silicon Valley zëre se ka rënë. Po punohet në distancë, këtu problemi është që ne mund të përfundojmë. Për mua ishte një VKM i bërë dobët dhe më shumë për t’u shitur në media si marketing çfarë do bëjmë ne.  

Prodhuesit e teknologjisë është truri i njeriut. Unë ngul këmbë te kjo: a do të vijë një moment kur shteti shqiptar të mos delegojë punë, por të jetë operator në treg? Duhet menduar seriozisht që në sektorët strategjikë t’u rikthehemi kompanive me kapital publik.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Parku teknologjik në Durrës, Buxhuku: Po i jepet më shumë rëndësi formës së përmbajtjes   | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.