MC Networking

Të dielën “ndërrohet” ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta para

Nga nesër akrepat do të shkojnë 1 orë përpara. Mbrëmjen mes të shtënës së datës 30 dhe të dielës 31 mars 2024, do bëhet kalimi nga ora dimërore në atë verore.

Ky ndryshim i orës ndodh në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës së fundit të muajit mars, kur akrepat do të zhvendosen dhe ora do të shënojë 03:00.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian nga viti 1981. Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë një orë pas.

Megjithatë, për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë shtete po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top