Mjeku popullor Hysni Dankshi, zbulon shkaqet kryesore të impotencës së meshkujve.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Dankshi tha se impotenca e bën një mashkull të pafuqishëm për të arritur orgazmë.
Ndikon stresi, sëmundjet depresive, diabeti, arterioskleroza, alkooli, duhani, sëmundjet e zemrës, mbipesha.
Impotenca shërohet, lajmi i mirë është se ka zgjidhje, por duhet të gjejmë shkakun.
Impotenca ndodh nga mosha mbi 30 vjeç e lartë. Kam pasur dhe rastin e një 29 vjeçari i cili kishte humbur një biznes, ekonomi, që kishte dhe impotencën.
Impotenca zgjat në kohë, pasi varet se kur shkon pacienti te andrologu, apo te mjeku alternativ. Në dallim nga gratë, vijnë si të ndrojtur.
Mungon testosteroni, hormoni kryesor riprodhues i mashkullit, që e bën të paaftë për të kryer marrëdhënie.
Kanë dalë plot ilaçe popullore dhe unë kam disa ilaçe që i kam ndihmuar pacientët.
Merret një kilogramë mjaltë dhe një kokërr qepë e kuqe, e grin, e copëton i fut në një kavanoz me mjaltë për 15 ditë dhe më tej merret nga një lugë në mëngjes dhe në darkë dhe pas dhjetë ditësh ndihet efekti i parë.
Zgjat me muaj dhe me vite si problem, në momentin që nuk kurohet. Mund të japim dhe ilaç bimor, për stresin, ankthin, pagjumësinë.
Mjalti ka një veti që të bëjë funksional organin mashkullor. 1 kg mjaltë dhe shafrani indian, 1 kg mjaltë me 3 gramë shafran indian, e lë për 15 ditë dhe bën një kurë mujore te njerëzit që kanë probleme me potencën.
Të gjitha produktet që vijnë nga bleta, si mjalti dhe qumështi i bletës, furnizojnë enët e gjakut tek organi mashkullor dhe dita ditës për një muaj në vazhdim fillon ndryshon mashkulli në drejtim të impotencës.
Pacientët nuk duhet të frikësohen se kjo vjen nga një shkak tjetër, nga humbja e punës, ekonominë.
Paralelisht jap dhe kurë për stresin, pasi bëhen nervozë, kanë ankth.
Kam dhe një pacient 87-vjeçar i cili vjen tek unë për mjekim, pasi dëshiron që të ruajë performancën.
Tjetër mënyrë është mjaltë, 4 lugë kanellë dhe një lugë spec djegës i kuq, i cili lihet për 10 ditë dhe më pas konsumohet një lugë në mëngjes esëll dhe në darkë.
0 Comments: