MC Networking

Nikolla me ambasadorët: Prezenca e OSBE-se në Shqipëri, mbështetje për reformat

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, takoi sot përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të Quint-it në OSBE, ambasadorin e Italisë, Stefano Baldi, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Neil Holland, ambasadoren e Gjermanisë, Susanne Schutz, ambasadoren e Francës, Fatene Benhabyles-Foeth, zëvendës ambasadoren e SHBA, Katherine Brucker.

Nikolla deklaroi se Prezenca e OSBE-se në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një partner i besueshëm, në mbështetje të reformave të thella dhe gjithëpërfshirëse, të cilat kanë nxitur e mbështetur demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik.

Kryeparlamentarja vlerësoi kontributin dhe arritjet në avancimin e reformës zgjedhore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe ndaj kërcënimeve ndërkombëtare dhe kombëtare të Shqipërisë dhe rajonit.

Nikolla i falenderoi ambasadorët edhe për mbështetjen e Kosovës nga ana e vendeve të tyre si edhe nga misionet e tyre pranë OSBE-së.

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të Quint-it vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm të Shqipërisë me Prezencën e OSBE-së, arritjet në avancimin dhe thellimin e reformave, duke u fokusuar në punën që po bëhet për reformën zgjedhore dhe zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it, reformën në drejtësi, barazinë gjinore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top