Gazetarja Ola Xama foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi pezullimin e licencës së “Micro Credit Albania” dhe efektet e vendimit të Bankës së Shqipërisë. Xama vuri në dukje se skema e mashtrimit me mikrokreditë e bërë nga kompania në fjalë ka prekur të paktën 17 mijë qytetarë të identifikuar. Xama tha se janë shitur prona të qytetarëve për 100 apo 200 mijë lekë, për detyrime nga 50 deri në 1 mijë euro. Pezullimi i licencës së ‘Micro Credit Albania’, sqaron Xama, do të thotë për qytetarët që çdo njoftim që u ka ardhur qytetarëve pas datës 6 shkurt është i pavlefshëm. Megjithatë ajo thekson se problematika e tjetërsimit të pronave të qytetarëve mund të zgjidhet vetëm me një ligj të miratuar nga Parlamenti.
Skema e mashtrimit me mikrokreditë ka ndodhur prej shumë vitesh dhe është konstatuar në një raport hetimi administrativ që ka bërë Ministria e Drejtësisë, të cilin e ka depozituar pranë autoriteteve policore por edhe organeve hetimore si Prokuroria e Përgjithshme. Kompania ‘Micro Credit Albania’, e cila është një institucion financiar jo bankë, por që ka të drejtë të japë mikrokredi, po ashtu është licencuar edhe në blerjen e borxheve. Ajo ka përdorur shantazhin duke rritur dyfish dhe trefish detyrimet e një palëve, përmes vënies së penaliteteve dhe kamatave, si dhe duke rritur shumë vlerën e kredive. Më pas gjetja dhe verifikimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, duke i detyruar që nëse nuk e paguanin kredinë brenda 10 ditëve, atyre do t’u merrej shtëpia. I detyronte të merrnin kredi, fillimisht përmes saj, përmes disa ceqeve që thyheshin me ndihmën e punonjësve të bankave të nivelit të dytë. Më pas, pas marrjes së licencës së mikrokredive, jepte kredi me veten e vet. Krijonte vet tregun duke mashtruar dhe shantazhuar qytetarët.
Janë në total 17 mijë qytetarë që kanë qenë të prekur nga kjo skemë, e cila bëhej në bashkëpunim me disa zyra dhe shoqëri permbarimore, që Ministria e Drejtësisë u hoqi liçensën, por më pas zotërusit e këtij institucioni financiar në bashkëpunim me noterë, vijonin me zyra përmbarimore të shantazhonin qytetarët. Gabimi i parë është lejimi i shitjes së portofolit të borxheve, i cili jo s’e nuk zgjidhi çështjen e problemeve të këqija që kishin zënë 25 për qind të totalit të portofolit të kredive në 2014, por nuk u bë në mënyrë aq të kujdesshme sa të shihej edhe në syrin e klientëve që kishin një detyrim të pashlyer. Ky zinxhir u la jashtë monitorimin, se si po ekzekutoheshin këto borxhe.
Pjesa tjetër se ku çedoi skema, ishte edhe te shtimi i penaliteteve, kur u pikas dhe u identifikua BSH ndërmori një rregullore e cila kufizoi rritjen e vlerës së penaliteteve dhe të kamatave më shumë se sa 30 për qind të detyrimeve. Kam folur sot me një rast që më ka shpjeguar se ka pasur një kredi të pashlyer në një bankë të nivelit të dytë, në vlerën 9 milionë lekë të vjetra, dhe sot kompania ‘Micro Credit Albania’ i ka bllokuar pagën në një bankë të nivelit të dytë dhe i kërkon të paguajë 45 milionë lekë. BSH e kufizoi deri në 30 për qind. Edhe ky kufizim u shkel nga kompania ‘Micro Credit Albania’, dhe në dhjetor të vitit 2022 u mor vendimi për pezullimin e licencës së aktivitetit të dhënies së kredisë, pra skema ku t’i e shtrëngoje tjetrin duke i bllokuar çdo gjë ndaloi. Por çfarë ndodhi?
Gjatë vitit 2023 ‘Micro Credit Albania’ ka bërë tjetërsimin e pasurive të patundshme të qindra qytetarëve. Pra, pa i njoftuar, duke bërë ankande fiktive, duke bërë shpallje fiktive në zyrat e njësive bashkiake vendore, ka ulur vlerën e pronës nëpër ankande. Pronat janë shitur për 100 mijë lekë, 200 mijë lekë. Janë marrë marrë shtëpitë e qytetarëve për detyrime në 50 euro, 1 mijë euro, 10 mijë euro! Ndërkohë që shtëpia kushton 10-100 fish më shumë. Pezullimi i licencës së ‘Micro Credit Albania’, do të thotë për qytetarët që çdo njoftim që u ka ardhur pas datës 6 shkurt është i pavlefshëm. Duhej që Banka e Shqipërisë të kishte dalë që në datën që mori vendimin dhe t’ua shpjegonte qytetarëve. Merret për t’u sqaruar nga BSH se çfarë do ndodhë me qytetarët që janë duke i shlyer në mënyrë të rregullt mikrokreditë. Ky është një test për drejtësinë, jo për drejtësinë e show-t dhe zyrtarëve të lartë, por për drejtësinë e qytetarët. Janë 25 mijë njerëz të prekur dhe 17 mijë qytetarë të identifikuar. Drejtësia duhet të vërë para drejtësie këta autorë. Për qytetarët që u janë tjetërsuar pronat mund të zgjidhet vetëm me një ligj të miratuar nga Parlamenti”.
1 Comments: