MC Networking

A po përdoret zhdukja e Ervis Martinaj për konsum politik?

Ai për një dekadë shenjoi krimin e organizuar në Shqipëri duke u bërë një nga personazhet më me ndikim në botën e nëndheshme. I përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe në po aq herë i kishte shpëtuar drejtësisë.

Njihej me disa pseudonime por më i njohuri për të ishte mbreti i lojrave të fatit, fushë ku deri në vitin 2018 kishte ngritur perandorinë e tij të biznesit.

Por prej 9 gushtit të vitit 2022 nuk dihet asgjë ndërsa, askush nuk mund të thotë me siguri se cili është fati i Ervis Martinajt nëse është gjallë apo ka vdekur.

Prej kësaj datë emisionet, kronikat që janë bërë për zhdukjen e personazhit të njohur nuk mund të numërohen dhe gjithmonë kanë qënë më të klikuarit duke e kthyer në legjendë të gjithë këtë histori.

Dhjetra versione janë hedhur ne media mbi zhdukjen e 42 vjeçarit nga ndarja e trupit në te tij në 6 pjesë duke e aluduar se ai është eleminuar nga grupet e tjera kriminale të cilat e shihnin si rrezik të madh Ervis Martinajn.

Versione të tjera janë ngritur se kjo ngajrje është inskenuar nga vetë ai,duke hedhur për diskutim se ai ka bërë operacione plasitike dhe tashme ndodhet në amerikën latine.

Një personazh i dënjë për një telenovelë episodet e të cilës luhen në median shqiptare prej 18 muajsh dhe sa më shumë të shfaqen aq më shumë interes ka për ti ndjekur.

Kësaj manie nuk mundën ti shpëtojnë as politikanët dhe zyrtarët e policisë së të cilët kanë për detyre zbardhjen e kësaj ngjarje dhe dhënies se një përgjigje nëse personazhi i njohur i botës së krimit ka inskenuar zhdukjen apo është rrembyer dhe më pas vrarë.

Një muaj pas zhdukjes se Ervis Martinajt ,kryeministri Edi Rama kërkoi nga policia një përgjigje të shpejtë nëse ai është vrarë apo jo.

Deklarata është bërë në datën 7 shtator të vitit 2022 gjatë preznatimit të drejtorit të policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku të cilit i la 100 ditë kohë për të nxjerrë policinë nga udhëkryqi ku ndodhet.

Policia dukshëm nuk ka dalë nga gjedja e vështirë ku ndodhet pasi tani është në ethet e hetimeve që po kryen SPAK për aplikacionin SKY ECC. Për me tepër që perspni i fundit që pati kontakte me Ervis Martinan ishte një oficer policie rolin e të cilit do të trajtojmë pak më poshtë.

Për zhdukjen e ish bosit të lojrave të fatit një ditë pasi e përmendi kryeministri do të fliste edhe ish ministri i brendshëm Bledi Çuçi.

“Policia do të flasi kur të ketë prova. Policia po heton në tre pista, ose më saktë dy pista dhe po merren me psitën e tretë që është kërkimi sepse ai është një person në kërkim. Policia ka përgjegjësinë e të vërtetës dhe nuk mund të flaës në bazë të thashethemeve dhe po nuk pati një provë nuk mund të dalë dhe të deklarojë policia që ka ndodhur kjo gjë apo ajo gjë me këtë personazh. Ajo që po bën polcia është hetimi me psitat e ndryshme në lidhje me këtë personazh . Psita është ajo e një vrasje të mundshme ,psita e zhdukjes së tij në mënyrë të vullnetshme. E treta është kërkimi i tij pasi është një person në kërkim nga drejtësia, ai ka statusin e të kërkuarit derisa të vërtetohet e kundërta nëse e kanë vrarë apo jo. Policia padiskutim që duhet të veprojë më shpejt dhe më me profesionalizëm për të arritur në konkluzion , ama konkluzioni duhet të jetë i bazuar në prova, nuk mund të jetë konkluzion i bazuar në thashetheme.” -Bledi Çuçi, ish-ministër i Brendshëm.

Çuçi nuk dha shumë detaje për hetimin e kësaj ngajrje duke qënë se Ervis Martinaj kishte vetëm një muaj që ishte zhdukur.Ai u tregua matur duke sqaruar se policia në atë kohë ishte në kërkim të provave.

Disa ditë më vonë do të ishte radha e Drejtorit të Policisë Muhamet Rrumbullaku i cili shumë pak detaje dha se në cilën fazë ishin hetimet duke sqaruar se është prokuroria ajo që ndjek hetimet.

Tani jemi 18 muaj nga dita kur është zhdukur Martinaj dhe sigurisht është koha për të kërkuar llogari tek institucionet që kanë në dorë hetimin policia dhe prokuroria. Por deri asnjë nga këto dy institucione nuk mund të japë një përgjigje edhe pse ka kaluar kaq shumë ditë nga ngjarja.

Por gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar deklarat e ministrit të brendshëm Taulant Balla i cili nuk nguron të përgjigjët sa herë që pyetet për çështjen e Ervis Martinaj. E cilësoi si një cështje prioriteti por që nuk mund të jepte përgjigjet që dinte duke e mbuluar me më shumë mister ngjarjen.

“Unë e kam informacionin që ka dëri tani policia e shtetit dhe sa herë ulemi me drejtorin e përgjithshëm për çështjet që ne kemi si çështje që kanë të bëjnë me prioritete kryesore të punës së policisë që lidhen me persona në kërkim, me ngjarje të rënda kriminale për zbulimin e autorëve, edhe kjo ngjarje kriminale është në grupin e çështjeve prioritare.Por do kërkoja mirëkuptimin tuaj për të mos dëmtuar hetime dhe një punë intensive që zhvillohet edhe në këto moment që flasim për këtë çështje dhe të mos e komentoj dhe të jap fjalën që do vij në emisionin tuaj me rezultate konkrete shumë shpejt. Sot nuk mund tju them një përgjigje” - Taulant Balla, ministër i Brendshëm

20 ditë me vonë në një tjetrë intervistë minsitri Balla u pyet dhe foli sërish për këtë ngjarje ku tha se policia e shtetit kishte një pistë të rëndësihme hetimore. Ministri u fsheh pas sekretit hetimore dhe për këtë arsye ai nuk mund të jepte më shumë informacion, duke siguruar se janë në rrugën e duhur për të zbardhur këtë ngjarje.

“Policia e Shtetit e ka këtë një detyrë prioritare edhe nga ana ime në cilësinë e  ministrit  të brëndshëm. Ka shumë informacion të ri  por do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që deri në momentin e konkludimeve nga ana e policisë së shtetit qoftë për autorët, qoftë edhe për vendin ose le të themi për dyshimet nëse është kryer kjo vepër penale do të hesht. Policia e Shtetit ka një psitë të rëndësishme dhe të besueshme përmes së cilës synon të zbardhë të gjithë këtë ngjarje. Por unë e kam të pamundur të jap inofrmacion më shumë. Informacioni është i klasifikuar është sekret, por policia është drejtimin e duhur për ta zbardhur këtë ngjarje.”- Taulant Balla, ministër i Brendshëm

Taulant Balla për këtë ngjarje foli sërish këtë radhë duke konfirmuar lajmet se për trupin e Ervis Martinajt ishin bërë kërkime në det për dy muaj, por nuk ishte gjetur asnjë shenjë.

“Nuk është një sekret hetimor që i prishin punë hetimit. Kërkimet aty kanë vazhduar dy muaj, jo gjashtë ditë por ndoshta po vazhdojnë diku tjetër.” -Taulant Balla, ministër i Brendshëm

Në të gjitha këto zhvillime dhe mungesa e nje përgjgije nga ana e institucioneve nuk mund të mungonte edhe reagimi i opozitës. Me një ngajrje të tillë sigurisht që ajo të bëntë politikë duke akuzuar kryeministrit se është ai i interesuari i parë për të zhdukur Ervis Martinajn.

Zhdukja e Ervis Martinajt është ngjarja me e komentuar në televizionet shqiptare për shkak të asaj që ai përfaqësonte duke e kthyer në legjendë nëse është vrarë apo jo. Një ngjarje me kaq shumë ndikim nuk mund ti shpëtonin manisë për të folur për të edhe poltikanët deklaratat e të cilëve nuk kanë ndihmuar hetimet përkundrazi ekpertët besojnë se kanë ndikuar negativisht.

Në një shtet normal politikanët do të prisnin institucionet policinë dhe prokurorinë që të bënte detyrën dhe të zbardhte ngjarjen dhe më pas të dilnin të flisnin për to. Por të flasësh për zhdukjen e personit që ndikoi kaq shumë në biznes dhe në botën e nëndheshme është e modës dhe je më i dukshëm për publikun.  Politikanët e dinë që  deklaratat e tilla nuk kanë asnjë vlerë për të zbardhur çështjen por janë vetëm për konsum të momentit duke qënë se zhdukja e Ervis Martinaj ka mbëthyer përballë mediave .

Si në të gjitha çështjet e mëdha hetimore në këtë vend politika asnjeherë nuk harron të bëjë politikë duke i përdorur me aq sa mundet.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
A po përdoret zhdukja e Ervis Martinaj për konsum politik? | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.