MC Networking

Debati i Unionit Greko-Amerikan: “Shqipëria, një Turqi e dytë në rajon”

Shqipëria po shihet si rrezik për stabilitetin në Ballkan dhe një vend që po merr rolin e një Turqie të dytë në rajon.  Në një forum të organizuar pak ditë më parë në Athinë nga unioni Greko-amerikan me focus mungesën e shtetit ligjor, korrupsionin dhe mosplotësimin e kushteve për integrimin në Bashkimin Europian, Meletis meletopulos doktor i shkencace ekonomike dhe sociale në Universitetin e Gjenevës dhe atë të Kretës prezantoi një panorama pesimiste në lidhje me kursin e Tiranës zyrtare.

Meletis Meletopulos, doktor i shkencace ekonomike në Universitetin e Gjenevës:

Shqipëria po kthehet në një faktor destabiliteti dhe më e keqja nga të gjitha është se ky vend ka pas vetes Turqinë. Ka dakordësuar marrëveshje shumë të rëndësishme ekonomike dhe ushtarake me Turqinë dhe nga kjo e fundit ka marrë ekspertizë sesi të menaxhojë çështjen e Greqisë. Duke ndjekur deklaratat publike të zotit Rama po shoh një Erdogan të vogël. Dmth pa e kuptuar në Ballkanin Perëndimor kemi një Turqi të dytë.  

Meletopulos foli për një marërdhenie mes dy vendeve që mund të rregullohet vetëm me gjuhën e forcës.

Meletis Meletopulos:

Greqia po sillet me Shqipërinë në mënyrë brukseliane le të themi, me një vend sistemi politik I të cilit ka karekteristika të dukshme antieuopiane. Nuk është një vend si Gjermania apo Franca me të cilët mund të merresh vesh. Është një vend që kupton vetëm lojën e forcës dhe dua të them diçka që e kam thënë edhe në Larisa se fatkeqësisht ne  mbyllëm divizionin e tetë ushtarak të Janinës, një mekanizëm që shkaktonte frikë të vazhdueshme te shqiptarët.

Ish ambasadori I Greqisë në Tiranë Kosnstandinos Malias e vuri theksin te shifrat që sipas tij tregojnë ikjen masive të shqiptarëve në 10 vjeçarin e fundit dhe përqëndrimin e projekteve turistike të bregdetit në pak duar, një prej të cilave edhe familja e ish-ministres së jashtme Olta Xhaçka. Me këtë të fundit malias kujtoi se pala grele ka diskutuar edhe çështjen Beleri.

Aleksandros Malias, ish-ambasador i Greqisë në Tiranë

Si ish-amabasador i Greqisë në Tiranë ndihem disi në faj përpara himarjotëve, të cilët na besuan dhe tani po mundohen të kuptojnë sesi ne do veprojmë  dhe reagojmë përballë asaj që po vjen. Unë nuk shpresoj në një dënim simbolik të Belerit. Nëse do të kemi një dënim të rëndë penal për Fredi Belerin, ky sigurisht që do të jetë një test i dhimbshëm për politikën ngreke nga një kryeministër I Shqipërisë i cili nuk mund të bindë as kryeministrin e Kosovën, ndonëse flasin të njejtën gjuhë.

Ndërsa deputeti Angelos Sirigos dhe eurodeputeti Manoslis Kefalojianis teksa theksuan se Greqia duhet të kishte kushtëzuar hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe liberalizimin e vizave me respektimin e të drejtave të minoritetit grek paralajmëruan për derën e mbyllur të BE-së nëse Tirana zyrtare do të vijojë të shkelë shtetin e së drejtës në çështjen Beleri.

Angelos Sirigos, deputet:

Plani i zotit Rama  dështoi. Dhe deshtoi per dy arsye. E para sepse qeveria greke I qëndroi ngushtësisht  kësaj çështje dhe e vendosi në dimensionin e duhur europian. Nuk mund të pranosh një vend që shkel në mënyrë kaq arrogante  shtetin ligjor. Dhe arsyeja e dytë pse plani I zotit Rama dështoi është vetë Fredi Beleri. Ka vendosur të qëndrojë në burg derisa të marrë drejtësi.

Manolis Kefalojianis, eurodeputet:

Kryeministri Micotakis ia ka bërë të qartë zotit Rama se nuk ka asnjë shans që Shqipëria të anaëtarësohet në Bashkimin Europian në këto kushte. Unë dua të besoj se nga Shqipëria do kemi lajme më të mira mbi çështjen Beleri, një cëcshtje të cilën e krijuan vetë dhe që krijon probleme dhe pikëpyetje të mëdha në rrugën europiane të Shqipërisë.

Prej dhjetorit te vitit te shkuar, qeveria Rama nuk avancon ne hapjen e negociatave dhe uljen ne tryezen e dyte nderqeveritare per shkak te vetos qe Athina zyrtare ka vendosur ne procesin e integrimit te Shqiperise.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Debati i Unionit Greko-Amerikan: “Shqipëria, një Turqi e dytë në rajon” | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.