MC Networking

Akuzat e Manjës/ Mëlyshi: Mbi 100 punonjës janë shkarkuar nga Bashkia Mirditë pasi nuk paraqiteshin në punë! Arsyet, jo politike (VIDEO)

Albert Mëlyshi, kryetar i bashkisë Mirditë hodhi poshtë akuzat e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja për largime të socialistëve nga puna.

Duke folur në MCN Live, Mëlyshi deklaron se janë shkarkuar mbi 100 punonjës, por jo për arsye të përkatësisë së tyre politike.

Ai vë në dukje se punonjësit e shkarkuar nuk paraqiteshin në punë, merrnin rrogën nga shtëpia, ose punon në orare tejet të reduktuara dhe pa efektivitet. 

Mëlyshi i konsideroi akuzat e Manjës retorikë politike, duke u shprehur se ministri i Drejtësisë mund të ngrejë komisione në lidhje me rastet në fjalë. 

Situata është e tillë që, normalisht ndryshimet politike në Mirditë, për faktin që PD ka fituar zgjedhjet e pushtetit lokal këtu, dhe hamendësimet apo mendimet e tyre që mund të ndryshojë e gjithë administrata, si duket ka trembur ministrin e Drejtësisë dhe faktorë të tjerë lokalë të PS në Mirditë. Ajo nuk është aspak e vërtetë. Ajo që kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që kur jam zgjedhur është vetëm puna, profesionalizimi dhe aftësia për t’iu shërbyer qytetarëve. Tremben një kategori personash që janë paguar prej vitesh pa i shërbyer askujt në Mirditë, dhe mundohen të gjejnë mekanizma deri te ministri për të trysnuar, për të shkaktuar një rrëmujë, për të fshehur arsye të tjera si ato të Shkodrës, mundohen ta kalojnë vëmendjen të Bashkia e Mirditës. 
Mirdita është një rreth i vogël dhe lidhjet janë shumë të mëdha mes të majtëve dhe të djathtës. Manja përveçse përdor retorikën e tij politike, se nuk ka aq miq sa unë edhe të majtët në Mirditë. Në bashkinë Mirditë s’ka pasur asnjë proces gjyqësor nga individë të caktuar që mund të jenë hequr nga puna, dhe s’ka si të ketë asnjë lloj kostoje bashkia. Individë që s’i kanë shërbyer Mirditës, i skualifikon vetë aftësia profesionale që kanë. Nuk ka natyrë masive siç e përmend ministri, përveçse një vlerësim profesional.  Kemi analizuar edhe fryrjen e administratës, produktivitetin e punonjësve, kemi pasur edhe shkurtime aty ku kanë qenë të paaefektshme dhe të panevojshme. Ka pasur paga absolutisht pa asnjë lloj efiçence dhe efektiviteti, të dhëna vetëm për favore elektorale. Kemi vepruar në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar, dhe në këtë kontekst absolutisht vazhdohet të veprohet me ligjshmëri, dhe s’ka arsye të trembet askush me idenë se po përdorim mekanizmat për të larguar njerëz nga puna. Në asnjë rast s’është trysnuar askush politikisht, përveçse po u është kërkuar në mënyrë maksimale vëmendja që ata t’u shërbejnë qytetarëve, të tjerat janë retorika politike.  

Ajo që është vlerësuar prej vitesh dhe që e kemi gjetur edhe në bashki është që punonjës të ndryshëm të sektorëve të pastrimit apo mirëmbajtjes së rrugëve, pjesërisht ata s'janë paraqitur në asnjë rast në punë prej vitesh, janë paguar vetëm për benefite politike.  Nga fillimi i punës time deri në këtë moment  janë gati mbi 100 punonjës që për një periudhë 8-4 vite s’janë paraqitur në punë. Administrata shkon diku në 450 punonjës, po themi edhe me të  transferuarit nga sistemi arsimor në  Mirëditë. Një pjesë e atyre punonjësve që s'ishin paraqitur në punë prej vitesh janë kthyer në punë dhe vazhdojnë të jenë në punë. Ata të cilët s'janë kthyer në punë me pretekse të ndryshme, raporte e të tjera me radhë, në përputhje me legjislacionin një pjesë janë dorëhequr, dhe një pjesë janë hequr me ligjshmëri pasi nuk shkonin në punë. Kjo problematikë s'është vetëm në bashkinë Mirëditë, paga pa efiçencë, punonjës që paguhen vetëm për benefite politike, punonjës që paraqiten në punë 1-2 orë sa të duken që janë aty dhe pastaj largohen, punonjës që rrinë gjithë ditën kafeneve, nga ata që merr informacion Manja, dhe ky është thelbi i realitetit të institucioneve që fatkeqësisht funksionojnë sot". 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Akuzat e Manjës/ Mëlyshi: Mbi 100 punonjës janë shkarkuar nga Bashkia Mirditë pasi nuk paraqiteshin në punë! Arsyet, jo politike (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.