MC Networking

Lautaro Martinez, në pikpyetje qëndrimi tek Interi

Situata e Lautaro Martinezit tek Interi është vështirësuar në kohët e fundit, kontrata e të cilit skadon në 2026-tën.

Edhe pse negociatat vijojnë, argjentinasi e ka bërë të qartë se është i përqëndruar maksimalisht tek dhënia e 100 % duke lënë për të kuptuar se ndihet i lumtur në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.

Gjithsesi, golashënuesi synon të vijojë të jetë pjesë e ish kampionëve të Serisë A përtej përfundimit të kontratës, lojtar i cili prej kohësh konsiderohet lideri i ofensivës.

Ishi i Racing Avellanedas beson se kjo çështje do të marrë shumë shpejt zgjidhje, gjë e cila do të ishte një lehtësim si për të ashtu edhe për drejtuesit e ekipit nga Milano.

Lautaro Martinez po zhvillon sezonin e gjashtë me Interin dhe ecuria e deritanishme meriton duartrokitje, fakt që konfirmohet me 22 gola dhe 5 asiste në 29 sfida.

Performancat, sidomos në kampionatin italian tregojnë forcën e kësaj skuadre, të cilën e presin sfida të vështira, dy prej të cilave kundër Atletico Madridit në fazën me eleminim direkt të Champions Leagues.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top