Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, deklaroi se Karim Benzema, nuk do të rikthehet te Real Madrid.
Sipas tij, lajmet e ditëve të fundit, ku ëhstë përfolur për një rikthim të francezit, nuk janë aspak të vërteta.
Lajmet për rikthimin e Karim Benzema në Real Madrid janë të rreme. Është lajm i rremë. Nuk kam folur me klubin për Karim Benzema dhe një rikthim të tij të mundshëm.
Benzema u largua nga Real Madrid në verë, pasi i kishte përfunduar kontrata dhe u transferua në Arabinë Saudite, tek Al Ittihad, aty ku gjithsesi thuhet se nuk po kalon një moment të mirë dhe dëshiron të ndryshojë ambient.
0 Comments: