MC Networking

Gjoka: 12 mijë ton stok bimë medicinale në magazina, eksportuesit e vegjël se përballojnë dot këtë krizë

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka në një lidhje skype me MCN Economy ka komentuar lidhur mek rizën që po përjetojnë fermerët sa i përket stokut të bimëve medicinale.

Ai tha se aktualisht janë rreth 12 mijë tonë stok të bimëve medicinale në depozita të ndryshme e përkthyer në 25 mln euro. Sipas tij eksportuesit e vegjël nuk kanë mundësi që të përballojnë këtë krizë, ndërsa theksoi se nuk kemi as standarde për përpunimin e këtyre bimëve.

4 mijë tonë stok sherbelë kryesisht dhe 12 tonë bimë të tjera që janë stoqe në magazina të ndryshme përveç sherbelës. Kjo ka ardhur si rezultat i zhvlerësimit të euros dhe dollarit. Ky vit që u mbyll ka qenë një vit shumë i vështirë, ka stok sherbela sidomos një problem i madh në malësi të madhe ku fermerët janë në stres të madh pasi tashmë fillon dhe vjelja e dytë dhe s’kanë ku ta çojnë.

Mungesa e laboratorëve për të bërë analiza dhe është për të ardhur keq se një pjesë e këtyre fermerëve duke parë që s’ka rezultat rrezikojnë ti braktisin. Këtu flitet për qindra fermerë në malësi të madhe dhe dhjetëra të tjerë në Gramsh dhe shumë pika të tjera si Përmet, Kukës, Korçë është krijuar një problem shumë i madh si asnjëherë tjetër në këto 20 vitet e fundit.

Nga statistikat që ne kemi, sherbela dhe bimët e tjera kalojnë deri në 10 mijë tonë bimë të mbetura stok e përkthyer në 25 mln euro janë stoqe në magazina dhe shqetësimi më i madh është te fermerët dhe grumbulluesit sepse s’kanë kushte të mira për ta mbajture stok bimën.

I pyetur për arsyet, Gjoka tha se ka pasur prodhim më të madh se ç’duhet të sherebelës prandaj jemi duke i thënë fermerëve që të mos prodhojnë sasi tjetër një herë për njëherë sa të rregullohet tregu po ashtu është dhe rënia e euros dhe dollarit si dhe mungesa e laboratorëve.

Duhet një punë e madhe si nga ne po ashtu dhe një koordinim i ministrisë së bujqësisë që t’ju vijë në ndihmë këtyre fermerëve. Laboratorët po kryejmë analiza në Itali dhe Gjermani për të mos ndërprerë shitjen dhe e dyta ja kemi kërkuar dhe besoj do kemi takime të tjera në ditët në vijim që përmes një kredie sovrane apo pa interes që të tërheqim një pjesë të madhe nga fermerët.

Duke qenë se një pjesë e fermerëve dhe eksportuesve të vegjël s’kanë kapacitete ti përgjigjen kësaj vale të madhe të mos e shesin mallin aq lirë, duhet politika ndërhyrëse. Ka një problem se nëse sot ka shkuar çmimi 1.2 dollarë të lëndës së parë do i kapërcejë 2 dollarë sepse fermerët do e braktisin kultivimin e saj.

Jemi akoma në 35% në përpunim final dhe jemi shumë larg me 65% në eksaport si lëndë e parë. Kjo ka ardhur si rezultat i mungesës së investimeve për ti standardizuar dhe certifikuar sipas standardeve.

  • Comments

1 Comments:

  1. Default User Picture
    Saimir (not verified)Jan 22, 2024 16:55 PM

    Pershendetje si jeni ! Kam disa kuintalë sherebele dhe nuk po gjej ku t'i dorëzoj sepse ku jam un nuk mledhe askush si mund t'ia bej ju lutem nese dini dicka ose mbledhni ju ! ju lutem me informoni ne kete numer +355696720051 ju uroj fundjavë te bukur

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top