MC Networking

Kriza e fasonëve/ Zusi: Kjo situatë ngjason me firmat piramidale, jemi në kushtet e një shoku ekonomik

Kreu i shoqatës së eksportuesve Alban Zusi në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me krizën e fasonëve dhe rolin e qeverisë për të cilën u shpreh se dikush e keqinformuar kryeministrin dhe se deklarata e Ramës nuk lidhet me një logjikë normale.

Ai tha se jo vetëm fasonët, por të gjithë ekspertuesit ndodhen në një situatë të vështirë dhe se kjo vjen si pasojë se nuk u garantuar stabiliteti makromonetar. Sipas tij, dështuan politikat e deeuroizimit ku vetë euro u zhvlerësuar me 20%.

Unë besoj se kryeministri është i keqkuptuar, se dikush e ka keq informuar sepse dhe për hir të së shkuarës sime në qeveri e di se si arsyeton në momentin që para i vihen argumente të qarta, nuk besoj se ky është qëndrimi i një kryeministri ndaj këtij fenomeni që po ndodh. Nuk besoj që kjo të jetë logjikë normale.

Së dyti e rëndësishme është se jo fasoni por të gjithë eksportuesit shqiptar janë në këtë situatë të vështirë dhe jo se mbaroi cikli i tyre, sepse kush mbaroi bimët medicinale, bimët frutore, mineralet, industria e përpunimit të drurit, industria ushqimore që nuk po ekspertojmë se kostot janë rritur me 20%. Pra nuk kemi të bëjmë me një sektor të caktuar por me të gjithë që janë në eksport.

Më tej ai shtoi se kjo situatë nuk erdhi se ra produktiviteti apo u konsumua mundësia që këto biznese të jenë produktive, por sipas tij erdhi për shkak të paaftësisë për të ekuilibruar makroekonominë nga ana e institucioneve që kanë për detyrë ta bëjnë këtë punë.

Pra të lëvizi kursi i euros me 16% është totalisht dështim në ruajtjen e stabilitetit të makroekonomisë. E dyta e erdhi si rezultat i politikës, në 2018 guvernatori ekzistues doli me një politikë të madhe për deeuroizimin e vendit dhe ndonëse ne e kundërshtuam, pra kemi dështim të politikës për deeuroizim.

Dhe pika e tretë është se tashmë gjithmonë dhe më tepër ne po dëgjojmë se kjo është një politikë që i intereson buxhetit të shtetit dhe jo publikut se çmimet nuk kanë rënë, dhe duke qenë se ndoshta tashmë kjo është një politikë që po ndiqet në mënyrë të qëllimshme për interesa të caktuara përsëri s’kemi të bëjmë me mbarim të ciklit të bizneseve eksportuese qoftë dhe ato që ne i quajmë fasone, pra s’kemi mbarim cikli por goditje që i është dhënë një sektori të caktuar dhe nuk duhet kurrsesi që këto kosto ti paguajë një kategori e caktuar.

Zusi sqaroi se ne shpesh dëgjojmë ekspertë që mund të jenë mbrojtës të qeverisë që në fakt me këtë mbrojtje po e dëmtojnë, pasi siç ai shprehet kjo është politikë dritëshkurtër sepse buxheti i shtetit mund të ketë këtë rritje 1 vjeçare por më pas do rrudhet i tëri në 2025.

Ekspertët përbëjnë sot gati 25% të GDP të vendit dhe në qoftë se ky do ndodhi gjatë 2024 askush nuk do mund të paguajë, e dyta do paguajnë shumë më pak për sigurimet shoqërore sepse janë shkurtuar punonjësit, e trata do të kemi më pak shqiptarë në këtë vend sepse s’kanë asnjë lloj alternative tjetër. Pra në tërësinë e vet buxheti i shtetit do fillojë ta ndjejë këtë. Kambanat e alarmit janë shumë të mëdha.

Nëse INSTAT është një institucion që shpesh herë dhe arrin të kontrollohet dhe thotë se ka rënie të 400 mln të eksporteve është shumë i lartë.  Prandaj kryeministri duhet të caktojë një takim sepse kjo ngjason me firmat piramidale.

Keni për ta parë se është shumë e rëndë kjo që po ndodh në ekonomi dhe nëse Rama nuk ja dedikon një dy ditësh përfaqësuesve të biznesit atëherë duhet krijuar një grup pune që të analizojë sektor për sektor dhe secili prej tyre ka specifikat e veta se si mund të dalë nga kriza. Nëse qeveria nuk do të prekë buxhetin mund të shihen alternativa të tjera, mund të gjendjen zgjidhje. Ne jemi në kushtet e një shoku ekonomik.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top